LAJMI I FUNDIT:

Pse dimri është koha më e mirë për të provuar një piling kimik për fytyrën

Pse dimri është koha më e mirë për të provuar një piling kimik për fytyrën

Rënia e temperaturave dhe si pasojë ulja e numrit të aktiviteteve në natyrë e bën stinën e dimrit kohën ideale për të bërë një piling kimik

Sipas dermatologes Michelle Henry, “gjatë muajve më të ftohtë, rreziku i ekspozimit të tepërt ndaj rrezeve UV pas një ‘peeling’ është shumë më i ulët”.


Një trajtim kozmetik i avancuar, si peeling kimik përfshin përdorimin e produkteve që përmbajnë sasi të përqendruara të acideve eksfoliuese dhe përbërësve aktivë që lejojnë lëkurën të heqë shtresat e sipërme, duke eliminuar kështu njollat dhe duke nxitur prodhimin e kolagjenit në lëkurë.

Kjo lloj formule e bën lëkurën jashtëzakonisht të ndjeshme ndaj ekspozimit të diellit dhe nxehtësisë, për pasojë lëkura mund të dëmtohet më lehtë, shkruan Harper’s Bazaar.

“Kjo procedurë është një zgjidhje efektive për të pasur lëkurë më të lëmuar, si edhe dhe për të luftuar çdo defekt të lëkurës,” thotë Henry.

Acidet e përdorura në trajtimet estetike gjenden edhe në produkte të ndryshme për kujdesin e lëkurës që mund të përdoren në shtëpi, gjatë rutinës së mbrëmjes.

I konsideruar si hapi i tretë i rutinës koreane, eksfolimi me produkte kimike zakonisht përfshin përdorimin e tre përbërësve: acidin salicilik, acidi glikolik dhe acidi glukuronik (në varësi të llojit të lëkurës), citon Anabel.

Përdorimi i këtyre produkteve, një ose dy herë në javë, është ideal për ata që kërkojnë rigjenerim të shpejtë të qelizave sipërfaqësore të lëkurës. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
Megan Fox ndryshon sërish ngjyrën e flokëve

Megan Fox ndryshon sërish ngjyrën e flokëve

Flokë dhe stil
Si të grimoni sytë me qepalla të varura? Pesë këshilla për të krijuar një formë të zgjatur

Si të grimoni sytë me qepalla të varura? Pesë këshilla për të krijuar një formë të zgjatur

Grim
Çfarë më pret kur të lind trenjakë: Shtatzënitë e shumëfishta zgjasin më pak dhe pothuajse gjithmonë bëhet prerja cezariane

Çfarë më pret kur të lind trenjakë: Shtatzënitë e shumëfishta zgjasin më pak dhe pothuajse gjithmonë bëhet prerja cezariane

Shtatzëna
Pse gërhasin shtatzënat?

Pse gërhasin shtatzënat?

Shtatzëna
Estetistja Simoneta Bajrami po zhvillon trende të reja - ajo tregon se me ardhjen e pranverës janë shtuar kërkesat për trajtimet estetike

Estetistja Simoneta Bajrami po zhvillon trende të reja - ajo tregon se me ardhjen e pranverës janë shtuar kërkesat për trajtimet estetike

Estetikë
Kalo në kategori