Partia Socialdemokrate ka thënë se Samiti që mblodhi krerët e shteteve të rajonit bashkë me kancelaren Angela Merkel dhe presidentin Emmanuel Macron, ishte dëshmi e një intensifikimi të ri të përpjekjeve të vendeve kryesore të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë
Përmes një njoftimi për media PSD, ka theksuar se mirëpret këtë angazhim dhe vullnet të vendeve mike të Kosovës.
“Ky përqendrim i shikimit kah rajoni dhe marrëdhënia mes Kosovës dhe Serbisë paraqet një momentum të rëndësishëm në këtë proces, drejt përmbylljes së plotë të dialogut të stërzgjatur Kosovë Serbi me një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Për ne, siç është përcaktuar edhe në Platformën shtetërore të Republikës së Kosovës, marrëveshja obligativisht duhet ta përmbajë njohjen nga Serbia, si parakusht i çfarëdo normalizimi të marrëdhënieve. Njohja duhet të jetë eksplicite dhe formale, duke garantuar pacenueshmërinë e kushtetutshmërisë, sovranitetit, dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.
Njoftimi i plotë:
Samiti që mblodhi krerët e shteteve të rajonit bashkë me Bundeskancelaren znj. Angela Merkel, dhe Presidentin e Francës z. Emmanuel Macron (Samiti i Berlinit), ishte dëshmi e një intensifikimi të ri të përpjekjeve të vendeve kryesore të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Pavarësisht mungesës së rezultateve, ky Samit e dëshmoi një gjë: për Berlinin dhe Parisin (sikur edhe për Ëashingtonin gjë kjo e dëshmuar më herët) arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë është prioritet rajonal.
PSD mirëpret këtë angazhim dhe vullnet të vendeve mike të Kosovës. Ky përqendrim i shikimit kah rajoni dhe marrëdhënia mes Kosovës dhe Serbisë paraqet një momentum të rëndësishëm në këtë proces, drejt përmbylljes së plotë të dialogut të stërzgjatur Kosovë Serbi me një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
Për ne, siç është përcaktuar edhe në Platformën shtetërore të Republikës së Kosovës, marrëveshja obligativisht duhet ta përmbajë njohjen nga Serbia, si parakusht i çfarëdo normalizimi të marrëdhënieve. Njohja duhet të jetë eksplicite dhe formale, duke garantuar pacenueshmërinë e kushtetutshmërisë, sovranitetit, dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Çfarëdo aranzhimi që bie ndesh me këto parime bazë e thellojnë tutje etnizimin e politikës në Republikën e Kosovës duke e cenuar parimin e barazisë së qytetarëve dhe funksionalitetin e Republikës në funksion të mirëqenies së qytetarëve.
Nuk mund të ketë marrëveshje tjetër e cila nuk e përmban këtë dispozitë meqë çkado tjetër poshtë njohjes, siç është dëshmuar edhe në këtë proces të stërzgjatur, është më shumë spostim i problemit se sa zgjidhje e tij. Njohja eksplicite dhe formale e shtetësisë së Republikës së Kosovës i hap rrugë zgjidhjes së shumë çështjeve tjera që Kuvendi i Republikës së Kosovës i ka identifikuar si çështje të hapura mes Kosovës e Serbisë.
Në këtë drejtim me deklarimet e mëhershme të përfaqësuesve të vendeve me ndikim në rajon (ShBA, BE, etj.) paraqesin hapa të rëndësishëm para drejt formatizimit të dialogut ashtu siç e kërkon Platforma shtetërore, si Dialog për Normalizim përmes Njohjes. Kthim nga kjo pikë nuk mund të ketë.
Uniteti i brendshëm i forcave politike në këtë drejtim është jetik për të ardhmen e Republikës. Kushdo që e përfaqëson Republikën e Kosovës, dhe nuk i përmbahet parimeve udhërëfyese të Platformës shtetërore, e dëmton mundësinë e koncensualitetit politik e shoqëror për Dialogun, dhe (edhe) kështu dëmton interesin e Republikës së Kosovës.
PSD ka përkrahur dhe është bërë pjesë e Delegacionit shtetëror duke e parë këtë si mënyrën e vetme të konsolidimit të qëndrimit shtetëror për Dialogun, parimet udhërrëfyese për të, dhe synimet e Kosovës nga ai. Duke e parë situatën konkrete në të cilën gjendej Kosova, me një çakordim të madh në mes të qëndrimeve politike të krerëve institucional e partive politike, ne kemi insistuar që Dialogu t’i bartet Kuvendit (Delegacionit të mandatuar nga Kuvendi) në mënyrë që të gjitha partitë politike, si dhe anëtarë nga shoqëria civile ta kenë vendin dhe zërin e tyre në këtë proces kaq të rëndësishëm për vendin. Ikja nga këto parimet të dakorduara në Rezolutë e të materializuara në Ligjin për Delegacionin shtetëror e Platformën shtetërore për dialog, e kthen dialogun në një proces jotransparent, jo demokratik, të personalizuar, e rrjedhimisht të dëmshëm për vendin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania