Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, përmes një letre iu ka propozuar kryetarëve të Grupeve Parlamentare të Kuvendit të Republikës që të takohen nesër për ta harmonizuar tekstin e Rezolutës, që të jetë e gatshme për t’u votuar në seancën e së mërkurës (me 15 maj 2019).
Në këtë letër thuhet se është e pakuptimtë se si mund të kundërshtohet rritja e pagës minimale. Kështu, duke e kundërshtuar rritjen e pagës minimale, mbrohet qëndrimi që një njeri mund të jetojë me 130 euro në muaj.
Më poshtë deklarimi i Visar Ymerit dhe letra e nisur:
“Debatin për pagën minimale e kemi zhvilluar në Kuvend me datën 17 prill 2019. Atëbotë kemi propozuar edhe një tekst Rezolutë për t’u miratuar në Kuvend. Të mërkurën pritet të votohet kjo Rezolutë.
Që prej se kemi ndërmarrë nismën për rritjen e pagës minimale, kjo çështje ka marrë jehonë dhe formë. Dhe është e natyrshme. Edhe sot e kësaj dite ka punëtorë në Kosovë që punojnë më shumë se orari i rregullt (8 orë në ditë e 5 ditë në javë) dhe paguhen vetëm 130 në muaj, ose 170 nëse janë mbi moshën 35 vjeçare. Është absolutisht e pakuptimtë se si mund të kundërshtohet rritja e pagës minimale. Kështu, duke e kundërshtuar rritjen e pagës minimale, mbrohet qëndrimi që një njeri mund të jetojë me 130 euro në muaj. Me këtë pagë minimale nuk mund të jetohet. Është obligim i yni, si deputetë përfaqësues, e si institucione publike e të Republikës, që të krijojmë kushte për jetesë në Kosovë. Rritja e pagës minimale është njëra prej këtyre kushteve.
Për një pagë për me jetu!
Me anë të kësaj letre u kam propozuar kryetarëve të Grupeve Parlamentare të Kuvendit të Republikës që të takohemi nesër për ta harmonizuar tekstin e Rezolutës që të jetë e gatshme për t’u votuar në seancën e së mërkurës. Është tejet e rëndësishme të bëhemi bashkë për kushtet dhe të drejtat e punëtorëve të Kosovës“, thuhet në këtë letër./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Konfiskohen armë në Ferizaj, 76 vjeçari lirohet nga policia

Parashutistët italianë të KFOR-it kryejnë stërvitje shpëtimi gjatë natës në Kosovë

Punësimet e shqiptarëve, ASH-Sela: Partitë shqiptare të largohen nga qeveria, kryeministri Mickoski rrëzoi Marrëveshjen e Ohrit

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë