Partia Socialdemokrate (PSD), ka organizuar tryezë për të diskutuar mbi pagën minimale në Kosovë, me ç’rast u theksua se është më e ulëta në rajon dhe se të gjithë ata që paguhen në pagën minimale janë harruar nga shteti dhe shoqëria.
Rritja e pagës minimale sipas kësaj partie do të ndikonte edhe në rritjen e ekonomisë, pasi do të rriste konsumin.
Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri tha se paga minimale nuk i mbulon as për së afërmi kushtet për jetë dhe se kjo pagë po i lë punëtorët në pragun e varfërisë.
“Përcaktimi i pagës minimale duhet të burojë nga një proces gjithëpërfshirës demokratik në mes të partnerëve shoqëror”, tha Ymeri.
Ndërsa, deputetja e PSD-së, Besa Baftiu, foli më shumë se strukturën e të punësuarve në Kosovë.
Sipas saj, kjo është në shpërputhje të plotë me bilancin gjinor sa i për ketë bazës materiale.
Baftiu, tha se 80, 7 për qind e grave në Kosovë nuk kërkojnë pune fare për shkak të gjasave të vogla për t’u punësuar.
“Gratë e punësuara në sektorin privat kryesisht gjenden në dyqane të ndryshme ushqimore, butiqe, farmaci, rrobaqepësi, ku paga minimale është shumë e ulët, e shumë shpesh gratë punojnë pa kontrata”, tha ajo.
Kurse, ligjëruesi universitar, Artan Mustafa, tha se për të pasur një pagë minimale të duhur, duhet të përcaktohet, siç thotë ai shkalla e pagës minimale bazuar në të ardhurat e familjeve.
“Ne kemi rritje të GDP-së, bashkë me rritje të pabarazisë, rritja dhe barazia me të ardhura duhet të shkojnë paralelisht njëra me tjetrën. Ndërsa, Rritja e kohës së fundit është rritje e cilësisë së dobët”, shtoi Mustaf. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'