LAJMI I FUNDIT:

​PSD nis peticion për faljen e gjobave gjatë pandemisë

​PSD nis peticion për faljen e gjobave gjatë pandemisë

Partia Socialdemokrate po synon përmes peticionit qytetar faljen e gjobave të qytetarëve gjatë pandemisë.

Anëtari i Kryesisë së PSD-së, Dren Kukaj para mediave ka thënë se kanë përpiluar një projektligj për faljen e gjobave të pandemisë.


“Periudha kohore prej 15 marsit të vitit të kaluar deri më 15 maj të këtij viti. Synojmë 10 mijë nënshkrime të qytetarëve dhe të vendoset në rend të ditës në Kuvendin e Kosovës”, tha Kukaj.

Përmes peticionin qytetar “Të falen gjobat e pandemisë”, Kukaj ka kërkuar që të largohen masat ekzistuese, duke shtuar se të njëjtat duhet të zbatohen nga të gjithë.

“Deri tash janë shqiptuar mbi 180 mijë gjoba. I ftojmë qytetarët qe t’i përgjigjen pozitivisht ftesës sonë”, tha Kukaj.

Sekretarja e përgjithshme e PSD-së, Teutë Rrusta tha se në Kosovë gjatë pandemisë janë theksuar edhe më tej problemet si dhuna e varfëria.

“I kemi partitë politike që nuk kanë qenë fare të përgjegjshme, madje kanë qenë destruktive në raport me shëndetin publik. Nëae masa nuk i prek të gjithë njësoj ajo nuk vendos drejtësia. Kërkesa jonë është për drejtësi. Prej këtij ligji nuk amnistohen partitë politike. Ne ditëve në vijim do të jemi në secilën komunë të Kosovës. Peticioni fillon të enjten deri në mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve”, ka shtuar ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Lajme
Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Lajme
Bujar Osmani:

Bujar Osmani: "Ballkani i Hapur" është iniciativë e Shqipërisë, me qëllim pajtimin në mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kalo në kategori