LAJMI I FUNDIT:

PSD kundërshton marrëveshjet me Serbinë: Po cenohet subjektiviteti politik i Kosovës

PSD kundërshton marrëveshjet me Serbinë: Po cenohet subjektiviteti politik i Kosovës

Partia Socialdemokrate (PSD) po i konsideron të dëmshme marrëveshjet me Serbinë për linjën ajrore dhe atë që është paralajmëruar për linjën hekurudhore, duke konsideruar se ato, sipas PSD-së, e cenojnë subjektivitetin politik të Kosovës.

Përmes një komunikate për media, PSD thotë se po paralajmërohet edhe një marrëveshje tjetër Kosovë – Serbi.

“Kësaj radhe flitet për linjën hekurudhore. Sërish procesi është i mbyllur, kurse qytetarët e Kosovës po vendosen para aktit të kryer. Linja ajrore Prishtinë- Beograd e desubjektivoi Kosovën sepse baza juridike e Marrëveshjes është Rezoluta 1244. Mënyra e njëjtë vështirë se prodhon rezultate të ndryshme”.


“Marrëveshja e re u paralajmërua nga deklarata për shtyp e vizitës së ambasadorit amerikan Grenell në Beograd. Kjo deklaratë zbuloi edhe diçka: se krerët në pushtet e të opozitës kanë dhënë pëlqim për marrëveshjet e arritura pavarësisht përmbajtjes e pa i parë mirë ato. I pyetur nga ‘Koha Ditore’ ambasadori Grenell ka thënë: ‘për marrëveshjen në fjalë e ka pëlqimin edhe nga qeveria në detyrë, por edhe nga partitë politike që po negociojnë për koalicionin qeverisës’”, thuhet në reagimin e PSD, përcjell Telegrafi.

Sipas PSD, marrëveshjet e arritura nga ky proces janë të dëmshme sepse secila marrëveshje mbi fushën konkrete që nuk paraprihet nga marrëveshja politike e njohjes reciproke cënon subjektivitetin politik të Republikës së Kosovës.

“Negociatat midis VV dhe LDK nuk duket se e kanë pasur subjekt diskutimi këtë çështje. Mosmarrëveshja e tyre nuk është dialogu me Serbinë, por as programi e cilësia e qeverisjes. Siç duket diskutimet e tyre lidhen vetëm për hisen e pushtetit”.

“Marrëveshjet e tilla, larg syve të publikut dhe në dëm të shtetësisë së Kosovës nuk duhet të ndodhin. Kosova duhet t’i identifikojë dhe t’i mbrojë interesat jetike të saj në dialogun me Serbinë. Ndërkaq, arsyeja kryesore e kësaj gjendjeje bllokuese është fakti që ky proces ka qenë pjesë e llogarive ditore për ruajtjen ose marrjen e pushtetit”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

Lajme
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Lajme
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Kalo në kategori