LAJMI I FUNDIT:

PSD kërkon që grave t’u jepet hapësirë në vendimmarrje

PSD kërkon që grave t’u jepet hapësirë në vendimmarrje

Partia Socialdemokrate ka kërkuar më shumë barazi gjinore në institucionet e Kosovës, në mënyrë që siç thonë ata, t’iu jepet më shumë hapësirë grave në vendimmarrje.

Nënkryetari i PSD-së, njëherësh kryetar i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, përmes një konference për media, u shpreh se gratë meritojnë më shumë përgjegjësi dhe hapësirë në proceset vendimmarrëse në Kosovë.

Sipas tij, si PSD kanë bërë veprime konkrete, duke emëruar drejtoresha gra në kryeqytet e po ashtu dhe në komunën e Kamenicës.


“Në angazhimin tonë si Parti Socialdemokrate mendojmë që duhet me i dhënë shumë fokus çështjes së barazisë gjinore. Duke pasur parasysh këtë, konsiderojmë që është me rëndësi dhe kemi obligim ne si shoqëri dhe veçanërisht ne si subjekte politike dhe politikanë me ju dhënë përgjegjësi sa më shumë grave në vendimmarrje. Kjo ka të bëjë me përfshirjen e tyre në vendimmarrje, por gjithashtu ka të bëjë dhe me e bind një pjesë të shoqërisë që mendojnë që gratë, qoftë nga natyra, qoftë për arsye të ndryshme nuk munden ose nuk janë të barabarta me burrat”, tha ai.

I pyetur se pse PSD-ja nuk ka deleguar asnjë grua për të përfaqësuar Kosovën në delegacionin shtetëror të bisedimeve me Serbinë, por vetëm burra, Kastrati tha se kjo është gabim dhe duhet reflektuar dhe ata si parti.

“Ne e pranojmë dhe konsiderojmë që kjo është gabim. Është dashur me qenë e përfshirë dhe dikush prej grave. Ne nuk po themi që në këtë moment është gjithçka perfekt edhe në Partinë Socialdemokrate”, shtoi Kastrati.

Ndërkaq, anëtarja e kryesisë në PSD-së, Teuta Rrusta, u shpreh se partia e saj është e para që iu ka dhënë hapësirë grave dhe brenda statutit të tyre.

Duke përmendur barazinë gjinore, ajo tha se kjo e fundit është parakusht për barazinë sociale dhe barazinë brenda shoqërisë kosovare.

“Partia Socialdemokrate vendimin e parë në ndryshimet e saj statusore e ka aksionin afirmativ, përkatësisht mekanizmin e saj që është kuota gjinore. Me këtë rast do të ketë përfaqësim në të gjitha nivelet për gra dhe burra, pa përjashtim duke filluar nga dega, nëndega dhe vazhduar tek Kuvendi i Partisë Socialdemokrate. Barazia gjinore është parakusht për barazi sociale, barazi brenda shoqërisë, por dhe në parti”, deklaroi Rrusta.

Kosova dhe më herët është kritikuar për shkak të mos barazisë gjinore dhe mos dhënies së hapësirës grave në institucione si publike, ashtu dhe private.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori