LAJMI I FUNDIT:

Provat që tregojnë se makinat elektrike nuk eksplodojnë në rast aksidenti (Foto)

Provat që tregojnë se makinat elektrike nuk eksplodojnë në rast aksidenti (Foto)

Spekulimeve që i shoqëronin makinat elektrike, duket se kanë marrë fund njëherë e mirë

Njerëzit janë të bindur se EV mund të eksplodojnë në rast aksidenti, për shkak të natyrës së ndezshme të baterive gjigante, transmeton Telegrafi.

Megjithëse ka pasur raste te rrjedhjeve të baterive, që më pas ka shkaktuar ndezjen e flakëve, prodhuesit kanë punuar me përkushtim, që ta parandalojnë këtë problem.


Sikurse edhe makinat tjera, EV i nënshtrohet testimeve rigoroze në përplasjes, si dhe simulimeve për të parë nëse mund të eksplodojë. Deri më tani, rezultatet në qendra testuese, kanë treguar se makinat elektrike, nuk kanë rrezik më të madh të eksplodimit, se sa makinat që lëvizin me djegie të brendshme.

Por, të gjithë janë të interesuar të shohin se si është gjendja reale në rrugë dhe të shohin nga afër se çfarë iu ndodhë këtyre veturave në rast se përplasjes.

Në përmbledhjen e bërë, mund të shihen provat që tregojnë se EV si Nissan Leaf, Volkswagen E-Golf apo Tesla Model S, që nuk pësuan eksplodim gjatë aksidenteve. Madje, i shpëtuan të pranishmit duke mos iu shkaktuar ndonjë lëndim serioz. /Telegrafi/