Aplikantët e pakënaqur me procesin e fundit të punësimit në kombinatin “Trepça”, janë duke protestuar për të tretën ditë radhazi para minierës në Stantërg. Ata janë duke kërkuar ardhjen në mesin e tyre të kryeministrit të Kosovës dhe ministrit të Zhvillimit Ekonomik, për zgjidhjen e problemit.
Në të kundërtën, ata paralajmëruan nga dita e enjte pjesëmarrje në protestë edhe të fëmijëve, nxënësve, personave me aftësi të kufizuar dhe të tjerëve.
Nehat Mehmeti, njëri nga aplikantët e konkursit për punëtor në minierë, ka bërë të ditur se në këtë konkurs janë pranuar njerëz që kanë pasur më pak pikë, ndërsa janë refuzuar të tjerët me numër pothuajse maksimal të pikëve.
“Në dorë kam listën e rezultateve të testit me shkrim , dhe kam po ashtu listën përfundimtare të personave të pranuar. Në testin me shkrim kam marrë 94 për qind të pikëve, ndërsa ka aplikantë të cilët në testin me shkrim kanë marrë 53 për qind dhe janë në listën e të pranuarve”, ka thënë për KosovaPress, Mehmeti.
Ai thotë se jeton me prindërit, bashkëshorten dhe dy fëmijë, ndërsa vazhdon të kërkoj punë gjithandej, pa zgjedhur fare, përkundër faktit se është i diplomuar në Fakultetin Ekonomik.
Edhe Alkan Halili, një tjetër aplikues me shkollim superior në këtë konkurs, përkatësisht gjeolog i diplomuar, tha se përkundër faktit që ka arritur pikët maksimale në test, ka mbetur jashtë listës së atyre që janë pranuar.
Sipas tij, gjatë këtij konkursi janë shkelur të gjitha të drejtat elementare të punëtorëve, sepse kusht kryesor për pranim ka qenë paraja dhe pozicionimi partiak.
“Kam aplikuar për punëtor të thjeshtë, nuk jam pranuar, edhe pse testin e kam kaluar, kam marrë pikët maksimale në test, mirëpo në fund nuk kam arritur të dalë qysh kanë dashur këta. Këtu ka pasur parregullsi, janë shkelur të drejtat e punëtorëve. Kanë marrë me të njohshëm, kanë marrë njerëz të cilëve ju punojnë prindërit këtu. Kusht i parë ka qenë paraja dhe e dyta me qenë partiak, që ne në këtë rast nuk kemi qenë”, theksoi Halili.
Në anën tjetër, Arsim Musa, nga këshilli protestues, ka kërkuar ardhjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, si dhe ministrit të Zhvillimit Ekonomik, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje për zgjidhjen e këtij problemi.
Në të kundërtën, shtoi ai, protesta e nesërme do të nxjerr në rrugë fëmijë, nxënës, persona me aftësi të kufizuara, pleq e të rinj.
“Ne kërkojmë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, të vinë këtu pranë nesh dhe t’i zgjidhim këto derte e halle…Ndryshe, nëse nuk vinë, nesër kemi me i marrë edhe nxënësit, njerëzit me aftësi të kufizuara, të vjetër e të ri”, sqaroi Musa.
Protesta është duke vazhduar e qetë dhe forcat policore janë prezente gjatë gjithë kohës, të cilat po e vëzhgojnë situatën nga afër.
Ndryshe, protestuesit në këto momente deri sa po raportojmë, kanë ngritur tenda dhe kanë sjellë stufa dhe lëndë djegëse, në të cilat po qëndrojnë kohë pas kohe për shkak të motit të ftohtë që po mbretëron në Stantërg.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame