Protestojnë gjimnazistët maqedonas para Komunës së Tetovës (Foto/Video)

Në ditën e parë të vitit shkollor për këtë vit, pra sot, siç edhe u paralajmërua ditë më parë, nxënësit maqedonas të gjimnazit ”Kiril Pejçinoviq” të Tetovës, janë duke protestuar para Komunës së Tetovës, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kërkesa e tyre është tejkalimi i problemit hapësinor, me të cilin përballet ky institucion arsimor, tash e një dekadë. Nxënësit paralajmërojnë bojkot të procesit mësimor, nëse nuk do të pranohen kërkesat e tyre.
Plaketat e tyre në dorë shkruajnë: 'Meritojmë shkollë', 'Duam shkollë'.
''Nuk kemi kushte tek shkolla e re dhe për këtë kemi dalë të protestojmë. Nuk e fillojmë mësimin deri sa të na sigurohet vend ku do të mësojmë.'' tha një nxënës i vitit të dytë i shkollës së mesme ”Kiril Pejçinoviq”./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
01/09/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





































