LAJMI I FUNDIT:

Protestojnë 25 kompani vendore, thonë se u mashtruan nga ‘Bektel & Enka’ në ndërtimin e autostradës ‘Arbën Xhaferi’

Protestojnë 25 kompani vendore, thonë se u mashtruan nga ‘Bektel & Enka’ në ndërtimin e autostradës ‘Arbën Xhaferi’

25 kompani vendore të cilat kanë kryer shërbime në ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi” kanë protestuar sot para kampit të Bektel & Enka në Ferizaj me moton “Mbajeni premtimin, kryeni pagesat”.

Grupi prej 25 kompanive nga Kosova e Shqipëria të kontraktuar si punëkryese në autostradën “Arbën Xhaferi”, pretendojnë se janë mashtruar nga kompania Bechtel & Enka lidhur me pagesat për ndërtimin e disa prej urave.


Ata thotë se kjo kompani u ka mbetur borxh rreth 900 mijë euro.

Fillimisht këto 25 kompani ishin nënkontraktuar nga kompania kroate “Suma Engineering Platform” që kishte qenë e kontraktuar drejtpërdrejt nga Bechtel & Enka, e cila është fituese e tenderit për ndërtimin e autostradës.

Përfaqësuesi i kompanisë Metal Fix, Burim Devetaku thotë se nuk kompania nuk ka kryer asnjë pagesë ndaj tyre që nga muaji nëntor i vitit të kaluar, duke shtuar se është shumë e vështirë për kompaninë që ai përfaqëson që të mbulojë shpenzimet të cilat janë bërë për ndërtimin e urave në autostradë.
Devetaku: Nuk Rreth muajit tetor-nëntor të vitit të kaluar janë bërë pagesat e fundit

“Jemi 25 kompani që po protestojmë për të drejtat tona, për punën që kemi bërë në ndërtimin e urave në autostradën ‘Arbën Xhaferi’. Thjeshtë kompania na mbetur obligime, ne kërkojmë të drejtën tonë, punën tonë, djersën tonë që kemi bërë në autostradë. Rreth muajit tetor-nëntor 2018 janë pagesat e fundit që janë bërë të vitit të kaluar. Prej atëherë nuk kemi pranuar asnjë pagesë. Çdo material, çdo punëtor të gjitha obligimet i kemi paguar, dhe është shumë e vështirë për kompaninë, gjithashtu kemi paguar edhe taksat, të gjitha qe na kanë dalë në këtë projekt. Kërkojmë të na përkrahin për të drejtën tonë.. Rreth 800 mijë deri 900 mijë euro borxh”, tha Devetaku.

Ndërsa, Vladimir Xhana nga kompania Xhana Group, thotë se ndihen të mashtruar nga kompania Bektel & Enka, pasi që siç thotë ai, për shkak të mospagesave e kanë ndërprerë punën në muajin maj të vitit të kaluar, por se Bektel & Enka u ka premtuar se të gjitha detyrimet për këtë ndërtim do të kryhen.

“Kemi pasur premtime nga kompania Bektel & Enka që puna të mos ndërpritet, pasi ne kemi bërë njëherë ndërprerjen e punës në muajin maj 2018 për probleme pagesash me kompanitë që ne e kemi pasur kontratën. Por kompania Bektel & Enka që e ka pasur projektin në menaxhim, na ka thirr në një takim dhe na ka bërë një premtim që të gjitha detyrimet për këtë ndërtim do të kryhen në kohë, gjë që nuk ndodhi. U bë një mashtrim i hapur për këtë çështje u përdorën kompanitë vendore nga kompanitë e huaja për të kryer punimet e rrugës dhe në fund ngelëm pa marrë pagesat tona. Ne kemi kërkuar edhe ndihmën e Qeverisë për të përkrahur sepse ne jemi qytetarë të këtij vendi por deri tani nuk kemi asnjë përkrahje, kështu që do të protestojmë”, tha ai.

Kujtojmë se konsorciumi turko-amerikan Bechtel & Enka, është kompania e cila po ndërton këtë autostradë.

Autostrada Prishtinë-Hani i Elezit, që lidh Kosovën më Maqedoninë, e quajtur “Arbën Xhaferi” do të hapet më 29 maj, projekt ky të cilin kryeministri Ramush Haradinaj e konsideron si veprën infrastrukturore prej më të mirave që ekzistojnë në Ballkan.

Realizimi i këtij projekti filloi në vitin 2014 dhe do të kushtojë 700 milionë euro. /KP/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hargreaves: Dua të shoh më shumë bashkëpunim në fushën e ekonomisë, ka potencial për investime edhe nga diaspora në Kosovë

Hargreaves: Dua të shoh më shumë bashkëpunim në fushën e ekonomisë, ka potencial për investime edhe nga diaspora në Kosovë

Ekonomi
Me datën 16 prill 2024 hapen panairet tradicionale në sallën 1 Tetori në Prishtinë

Me datën 16 prill 2024 hapen panairet tradicionale në sallën 1 Tetori në Prishtinë

Ekonomi
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Pse duhet ta kemi një plan të komunikimit në rast se ballafaqohemi me kriza?

Pse duhet ta kemi një plan të komunikimit në rast se ballafaqohemi me kriza?

Sherife Kçiku Vishaj
10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

provit
Fortesa Home feston 33-vjetorin: Mbi 300 produkte në zbritje!

Fortesa Home feston 33-vjetorin: Mbi 300 produkte në zbritje!

Fortesa Home
Kalo në kategori