LAJMI I FUNDIT:

​Protestohet në mbështetje të punëtoreve teknike të Kuvendit

​Protestohet në mbështetje të punëtoreve teknike të Kuvendit

Një protestë solidarizuese me grevën e punëtoreve teknike të Kuvendit të Kosovës sot kanë organizuar Kolektivi Feminist dhe organizata Përpjekja.

Me thirrjet “Kryetar mos hesht”, “Kuvendar mos heshtni”, “Qeveri mos heshtni”, “Mos i shtypni punëtorët e Kuvendit”, “Schafberger shtyp punëtoret, Kuvendi e lejon”, kështu u kërkua përmbushje e kërkesës së këtyre punëtoreve teknike për rritje të pagës në 550 euro.

Për më shumë se 2 muaj punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës janë duke protestuar para Kuvendit të Kosovës.


Aktivisti i organizatës “Përpjekja”, Yll Islami ftoi të gjithë qytetarët që t’u dalin në mbështetje këtyre punëtoreve që janë në grevë.

“E kemi organizuar protestën për solidarizim me gratë greviste që janë në grevë që 2 muaj. Jemi këtu për të kërkuar paga të dinjitetshme për punëtoret. Kërkesa e tyre është që paga t’u bëhet 550 euro. Ato janë paguar deri më tani dhe vazhdojnë të paguhen me 275 euro. Ftojmë të gjithë aktivistët dhe qytetarët që t’i bashkohen këtë iniciativë në mbështetje të grave greviste”, tha ai./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori