LAJMI I FUNDIT:

Protestë para KEK-ut, punëtorët tentojnë të hyjnë me forcë brenda kompanisë

Protestë para KEK-ut, punëtorët tentojnë të hyjnë me forcë brenda kompanisë

Shoqata Sindikale e Sigurimit Fizik në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) ka nisur protestën, ndërsa disa prej tyre kanë tentuar të futen me forcë në objektin e kompanisë.

Protestuesit kanë mbajtur me vete disa pankarta ku thuhej “Dje u tenderuam jashtëligjshëm edhe sot vazhdon avazi i vjetër”, “Qeveria më parë kur ishit në opozitë na thatë se kemi të drejtë, po sot?”, “Tenderi e pasuron vetëm një pronar, ndërsa ne jemi një shoqëri e cila i takon KEK-ut”, transmeton Telegrafi.


Protesta ka nisur rreth orës 09:00. /Telegrafi/