LAJMI I FUNDIT:

Protestat në Hong Kong, momenti kur një burrë kërcen nga kati i dytë i qendrës tregtare – për t’i shpëtuar policisë

Protestat në Hong Kong, momenti kur një burrë kërcen nga kati i dytë i qendrës tregtare – për t’i shpëtuar policisë

Ky është momenti i tmerrshëm kur një protestues kërcen nga kati i dytë i një qendre tregtare, ndërsa ai përpiqet të largohet nga policia e Hong Kongut në prag të Krishtlindjes.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet të cilat u ndanë nga Universiteti i Shkencave dhe Teknologjisë i Hong Kong-ut tregojnë se njeriu i paidentifikuar shtyn një oficer dhe kërcen nga kati i dytë i Yoho Mall II, në Yuen Long.

Këtë ai e bëri në një përpjekje për të shpëtuar nga policia para se të hidhej nga një pengesë dhe duke u rënë në tokë katër metra më poshtë.

Protestuesi, i cili shihet i veshur me pantallona të zeza, një bluzë gri, më pas shihet i shtrirë në dysheme në dhimbje ndërsa shikuesit e frikësuar ia ngulën sytë atij në mosbesim para se të nxitonin në ndihmë të tij.

Pas skenave shqetësuese, ai thuhet se u mor në trajtim nga ekipet e emergjencës, përpara se të arrestohej me dyshimin se kishte sulmuar policinë, raporton Radio Televizioni Hong Kong.

Skena e publikuar vjen pasi policia në Hong Kong përdori edhe gazin lotsjellës ndaj mijëra protestuesve, shumë të veshur me maska, pas përleshjeve në qendrat tregtare dhe në një rreth kryesor turistik, ndërsa mitingjet pro-demokracisë u përshkallëzuan në kaos në prag të Krishtlindjes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori