LAJMI I FUNDIT:

Protesta para zyrës së PD-së, Rama: ‘Shfaqje mesjetare’ që mund të kishte degjeneruar në gjakderdhje

Protesta para zyrës së PD-së, Rama: ‘Shfaqje mesjetare’ që mund të kishte degjeneruar në gjakderdhje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e quajti “shfaqje mesjetare” sulmin ndaj godinës së Partisë Demokratike.

Rama tha se ngjarja e djeshme mund të “kishte degjeneruar në gjakderdhje”.

“Mund të kishte degjeneruar në diçka të pangushëllueshme për PD-në, për demokratët, por edhe për të gjithë shoqërinë. Si njëri si tjetri [Lulzim Basha dhe Sali Berisha], të dyja kufomat politike kanë marrë peng atë parti në kacafytjen e tyre, për fat të keq ishin papërgjegjshmërish të gatshëm ta luanin deri në fund lojën e mbrojtjes apo marrjes së kështjellës më gjakun e demokratëve”, u shpreh Rama.

Ai këto komente i bëri në një bashkëbisedim të paralajmëruar, drejtuar demokratëve përmes rrjetin social Facebook. Rama i konsideroi ngjarjet e djeshme si ekstreme dhe se dëmtojnë institucionet demokratike të vendit.

“Një zhvillim i kësaj natyre që patjetër e dobëson kundërshtarin politik, në fakt godet vendin. Godet shoqërinë, godet të gjithë ngrehinën e kulturës politike e cila për të gjitha arsyet që dimë për shkak të historisë e traditës jo dhe aq bujare të shqiptarëve në raport me institucionet dhe shtet formimin përbën realisht problem. Kjo kulturë politike dje ka marrë një goditje të tmerrshme”, ka theksuar Rama.

Ai tha se zhvillimet e ditës së djeshme nuk dëmtojnë vetëm PD-në, por “dëmton ngrehinën institucionale të Shqipërisë”.

“Ky është shkatërrim që dëmton institucionin demokratik të opozitës, por edhe gjithë kornizën institucionale të vendit”, tha kryeministri.

Ditën e djeshme, mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha me trapanë dhe çekiçë në duar tentuan të futeshin brenda ambienteve të selisë së PD-së. Ata shqyen dyert dhe thyen dritaret, ndërsa përdorën shkallët për t’u ngjitur me dhunë në katin e dytë të godinës.

Incidentet nuk kanë munguar as brenda ambienteve të PD-së, ku kanë plasur kapsolla dhe është përdorur gaz lotsjellës dhe fikës zjarri kundrejt protestuesve.

Pas përplasjeve fizike dhe incidenteve të ndodhura në selinë e PD ditën e shtunë, Policia ka shoqëruar së paku 59 persona, prej tyre 8 të mitur. /Euronews.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori