Protesta e punëtorëve të “Kosova Thëngjillit”, arrestohet protestuesi që tentoi të hynte në qeveri
Punëtorët e “Kosova Thëngjillit”, një shoqëri aksionare e krijuar në vitin 2013, në kuadër të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), kanë protestuar sërish para ndërtesës së qeverisë.
Për një moment ka pasur edhe tensione, kur një protestues ka tentuar të hyjë në ndërtesë, që sipas protestuesve të tjerë, dëshironte të takonte kryeministrin Albin Kurti.
Ata dolën në sheshin kryesor të Prishtinës për të kërkuar rikthimin në punë dhe kompensimin e pagave për 9 muaj. Në këtë protestë mbeti i arrestuar edhe një punëtor nga “Kosova Thëngjilli”, emër i njohur për redaksinë.
KosovaPress ka tentuar të komunikojë me zëdhënësit e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës për të marrë më shumë informacione në lidhje me arrestimin, por nuk kanë kthyer përgjigje.
Një prej protestuesve, Enver Sadiku, deklaroi për KosovaPress arsyet e arrestimit, ndërsa tha se protestuesi kishte punuar pa pagë për 8 muaj dhe dëshironte vetëm ndihmë prej kryeministrit.
“Unë e njoh at djalë, është ai i cili tetë muaj ka ruajtur objektet e kompanisë sonë me grupin e vetë, që tetë muaj është duke kujdestaruar pa të ardhura personale, dhe jam shumë i bindur që ka dashtë t’i kërkojë ndihmë kryeministrit, qëllim tjetër nuk ka dhe nuk ka pasur. Është edhe pjesëtar i luftës, është djalë me nivel të lartë, porse qëllimin e ka pas vetëm të kërkojë ndihmë, arsye tjetër nuk ka pasur… Ai veç vrapoi të takohet me kryeministrit dhe aty ndodhi, mirëpo është djalë punëtor dhe që ka dhënë kontribut gjatë luftës dhe në kompani”, tha Sadiku.
“Kosova Thëngjilli”, si kompani e licencuar për shitjen e thëngjillit të përpunuar në Kosovë, ka pasur një kontratë me KEK-un për të blerë nga ajo thëngjillin dhe më pas për ta shitur. Në bazë të kontratës 3-vjeçare sasia e thëngjillit ishte 600 mijë tonë që, sipas KEK-ut, ishte shpenzuar.
“Ne jemi punëtorë të ‘Kosova Thëngjillit’ dhe prej muajit korrik jemi pa të ardhura personale. Ne e furnizojmë me qymyr kompanitë vendore të vendit, e kemi furnizuar që 20 vjet edhe Ferronikelin, prej korrikut të vitit 2022 jemi pa punë, sepse KEK-u nuk na furnizon me qymyr, thëngjill, sepse thotë se sipas marrëveshjes e kemi harxhuar sasinë në bazë të kontratës që e kemi pas me këta. Sot kemi ardhur me protestë që bordi i KEK-ut i vitit 2019 e ka marrë një vendim të na kthejë neve në KEK, aty edhe ku e kemi pas vendin, mirëpo qeveria ta merr dhe ta shqyrtojë atë vendim, dhe derisa ta bëjë shqyrtimin e vendimit ne jemi të gatshëm të fillojmë punën me ndihmën e qeverisë, pa qeverinë ne nuk punojmë, kërkojmë ndihmën e qeverisë”, vijoi Sadiku.
Ndërsa, kryetari i aksionarëve, Imri Resetlica, deklaroi se insistojnë për një takim me kryeministrin Albin Kurti për të zgjidhur çështjen e tyre.
“Arsyeja e kësaj proteste është që të dalim për të shprehur pakënaqësitë tona, për krijimin e vendeve të punës dhe për vazhdimin e punës. Ne kemi kërkuar sot që të takohemi, por për momentin nuk kemi askënd, e kemi bërë kërkesën edhe më herët e kam bërë kërkesën ndaj kryeministrit… Ne këtu kemi dalë në mënyrë të qetë dhe kemi dalë t’i shprehim pakënaqësitë tona dhe kemi dalë të kërkojmë punë. Nuk është hera e parë, kemi dalë qe tetë muaj dhe ne kërkuam një takim me kryeministrin”, tha Restelica.
Ndërsa, një tjetër punëtor i kësaj kompanie, i mllefosur ndaj kryeministri Kurti, tha se i kanë lënë në rrugë pa asnjë të ardhur.
“Qe 9 muaj nuk kemi marrë paga, ‘Kosova Thëngjillin’ e kanë mbyllur, kjo qeveri e jona në krye me Albin Kurtin, i cili nuk do të jap fare llogari, të jap sqarime për këtë punë, prandaj na që 9 muaj kemi mbetur pa paga, kemi mbetur pa punë, kurse reparti është në gjendje të gatshme për punë, thëngjilli është i KEK-ut, vetëm neve si punëtore na kane lënë në rrugë që 9 muaj të ballafaqohemi me institucione tona”, deklaroi ky punëtor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Llumnica: Mbi 600 punëtorë të KEK-ut pritet të pensionohen në tri vitet e ardhshme
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025