Njësiti elitar i Policisë së Kosovës, i njohur si FIT të mërkurën ka protestuar para Qeverisë së Kosovës, për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj propozimit për shtesat e rrezikshmërisë.
Në protestën e tyre u tha se pakënaqësitë nuk datojnë nga sot, por janë më shumë se 10 vjet.
“Jemi njësi elite e Policisë së Kosovës. Pakënaqësitë tona nuk datojnë nga sot, por më shumë se 10 vite kemi marr premtime e asnjëra nuk është realizuar. Tek Ligji i pagave edhe pse kemi kërkuar ndryshim para nëntë muajsh, kërkesat tona nuk janë realizuar”, ka thënë përfaqësuesi i FIT-it.
Ai po ashtu kërkoi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që të marr parasysh kërkesat e tyre.
“Kryeministër mos luani me dinjitetin tonë dhe me ndjenjat e familjeve tona. Kemi dëshmuar veten në raste të shumta dhe në sulmin e fundit të 24 shtatorit. Kërkojmë nga ana juaj që kërkesa për shtimin e rrezikshmërisë të merret parasysh”, theksoi ai.
Përfaqësuesi i FIT-it bëri të ditur se kërkesat e tyre janë: kategorizimi si njësi të veçanta dhe përfshirjen në listën e ekspertëve, rrezikshmëria të caktohet në 50 përqind të pagës bazë dhe shtesa për kushte specifike të punës.
Ai po ashtu tha se kërkesat e tyre janë ekonomike dhe sociale.
“Kërkojmë dhe mirëkuptim në këtë aspekt pasi jemi pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe nuk dëshirojmë që të përdoremi nga askush për qëllime politike”.
E pas protestës së mbajtur kanë reaguar kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Kurti përmes një shkrimi në Facebook, Kurti ka thënë se pos të ardhurave tjera, pjesëtarët e njësiteve elitare do të marrin në fund të muajit edhe nga 1,350 euro shtesa të rrezikshmërisë për muajt shkurt-nëntor.
“Secili pjesëtar i NjSI ka pajisje në vlerë prej afër 10 mijë euro. Të ardhurat mesatare të shumicës dërrmuese të pjesëtarëve të kësaj njësie elitare sivjet shkuan mbi 2.200 euro në muaj (paga bazë plus shtesat)”.
“Tash do ta kenë edhe shtesën e rrezikshmërisë prej 150 euro në muaj, përderisa vazhdon kjo situatë në veri të vendit, e që është niveli më i lartë i kësaj shtese. Në fund të muajit nëntor i bie që përveç pagës së rritur, secili prej tyre do të marrë edhe shumën neto prej 1.350 euro retroaktivisht (shtesa e rrezikshmërisë shkurt-nëntor 2023)”, ka shkruar Kurti.
Kurti ka thënë se nevojat, jo vetëm dëshirat, janë përherë e shumë herë më të thjeshta se zgjidhjet.
“Jetojmë në Kosovë, ku BPV për kokë banori në muaj është rreth 460 euro”, ka shtuar ai.
I pari i Qeverisë ka thënë se 27% e pjesëtarëve të policisë së Kosovës kanë marrë më shumë se një mije euro në muaj pagë.
“E sivjet, 2.134 policë të Kosovës, apo gati 27% morën më shumë se 1.000 euro në muaj mesatarisht. Janë 203 policë të Kosovës që sivjet patën të ardhura më të larta sesa Presidentja e Republikës (1.890 euro bruto, koeficienti 18), e në muajt qershor e korrik ishin afër 700 sosh (ku sigurisht bëjnë pjesë shumica absolute e pjesëtarëve të NjSI)”.
Për protestën ka shkruar edhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.
“Republika e Kosovës është vend i varfër dhe me buxhetin më të vogël në Evropë. Por, Republika e Kosovës është e themeluar mbi sakrificën e luftës për liri, me akte heroike dhe humbje në njerëz. Mbrojtësit e Republikës sot janë njerëzit më të vlerësuar prej popullit të Kosovës”.
Ai thotë se kërkesat janë të shumta dhe ka kategori shoqërore të cilat kanë shumë vështirësi përgjatë jetesës së tyre.
“Nga marrja e mandatit, deri në votimin e buxhetit për vitin 2024, kemi rritje për mbi 30% në buxhetin total të Policisë, përderisa, në investimet kapitale kemi rritje për 300%. Nga viti 2021, buxheti për pajisje operacionale është 21-fishuar. Në vitin 2021, buxheti ka qenë më pak se gjysmë milioni për pajisje operacionale ndërsa këtë vit është mbi 9 milionë euro”.
Duke ju referuar protestës së të mërkurës, Sveçla tha se të ardhurat mesatare mujore të zyrtarëve që protestuan sot janë mbi 2,200 euro.
E deklaratat e kryeministrit dhe ministrit kanë ngjallur reagime të ndryshme.
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, në “Debat Plus” ka thënë se deklarata e Sveçlës është sikur të ishte shkruar nga dikush andej kufirit (me Serbinë) e jo nga një ministër i Kosovës.
“Është shumë e rëndë çka ka shkruar ministri i Brendshëm”, ka thënë Qalaj.
Analisti Dibran Hoxha ka thënë se kompensimet për angazhimet shtesë nuk janë dhuratë për Policinë e Kosovës, por rezultat i punës së tyre jashtë orarit.
Edhe analisti tjetër Ylli Hoxha, mendon se të ardhurat e Njësiteve elitare të Policisë nuk janë të dinjitetshme.
Derisa analisti Imer Mushkolaj, e ka cilësuar manipulim deklarimin e kryeministrit, Albin Kurti, se shumë pjesëtarë të Policisë ja kanë kaluar Presidentes me paga këtë vit.
“Kurti po manipulon. Po thotë janë 203 policë që sivjet patën të ardhura më të lara se të Presidentes. Kur po i thotë të ardhurat e Presidentes po ia thotë veç pagën bazë prej 1,890 euro. Sa i ka të ardhurat Presidentja o zotni, ku i ka mëditjet, ku i ka shtesat. Policëve po ja u llogarit pagën me shtesa, e Presidentes vetëm atë bazë pa shtesa”, ka shtuar Mushkolaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri