Protesta e dhunshme e opozitës në 10 shkurt - gjykata liron 18 protestuesit, mes tyre 3 të mitur

Gjykata ka liruar 18 të arrestuarit gjatë protestës së dhunshme të opozitës më 10 shkurt, mes të cilëve 3 të mitur.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se prokurorja Antoneta Sevdari ka cilësuar 9 prej arrestimeve si të paligjshme, mes tyre një i mitur.
Ndërkaq për të gjithë protestuesit është lënë në fuqi masa e detyrimit me paraqitje, me përjashtim të një prej tyre pasi vuan nga probleme të shëndetit mendor. /Tch/
Nga
Telegrafi
11 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































