Propozimi përfundimtar i rezolutës për shpalljen e 11 korrikut si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë i është dërguar presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Dennis Francis, dhe të gjitha misioneve të përhershme në OKB, njoftoi ambasadori i Bosnje-Hercegovinës në OKB, Zllatko Lagumxhija.
“Pas disa raundeve konsultimesh gjithëpërfshirëse, propozimi përfundimtar i Rezolutës Dita Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë 1995, nga grupi kryesor ndër-rajonal, shkoi te presidenti i Asamblesë së Përgjithshme dhe të gjitha misioneve të përhershme në OKB”, ka shkruar Lagumxhija nw rrjetin social X, transmeton Telegrafi.
Në propozimin përfundimtar të rezolutës, vendimi i OKB-së “për të shpallur 11 korrikun si Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë në vitin 1995”, do të shënohet çdo vit.
OKB-ja, siç thuhet në tekst, “dënon pa rezerva çdo mohim të gjenocidit në Srebrenicë si një ngjarje historike dhe u bën thirrje vendeve anëtare të ruajnë faktet e vërtetuara, duke përfshirë përmes sistemeve të tyre arsimore, duke zhvilluar programe të përshtatshme, gjithashtu si shenjë të kujtimit, për të parandaluar mohimin dhe shtrembërimin e fakteve, si dhe dukuritë e gjenocidit në të ardhmen”.
“Gjithashtu”, thuhet më tej, OKB-ja “dënon pa rezerva veprimet që lavdërojnë të dënuarit për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid nga gjykatat ndërkombëtare, përfshirë ata që janë përgjegjës për gjenocidin në Srebrenicë”.
Nakon više krugova inkluzivnih konsultacija, Finalni prijedlog Rezolucije “Medjunarodni Dan refleksije i komemoracije Genocida u Srebrenici 1995”, od strane “cross- regional core group”, otišao prema Predsjedniku @UN_PGA i svim stalnim misijama u UN. Sretan 1. Maj!
— Zlatko Lagumdžija (@LagumdzijaZ) May 1, 2024
Theksohet edhe rëndësia e përfundimit të procesit të gjetjes dhe identifikimit të viktimave të mbetura të gjenocidit në Srebrenicë dhe dhënies së një varrimi dinjitoz, dhe bën thirrje për vazhdimin e ndjekjes penale të atyre autorëve të gjenocidit në Srebrenicë që ende nuk janë përballur me drejtësinë.
Rezoluta “u bën thirrje të gjitha shteteve që të respektojnë plotësisht detyrimet e tyre sipas Konventës për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit, siç është e zbatueshme, dhe të drejtën ndërkombëtare zakonore për parandalimin dhe ndëshkimin e gjenocidit, duke respektuar vendimet përkatëse të GJND-së”.
Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së i kërkohet të “krijojë një program informativ të titulluar “Gjenocidi në Srebrenicë dhe Kombet e Bashkuara”, duke filluar me aktivitetet dhe përgatitjet e tij për 30 vjetorin në 2025, dhe më tej i kërkon Sekretarit të Përgjithshëm të tërheqë vëmendjen e të gjitha shteteve për anëtarë të kësaj rezolute, organizata të sistemit të Kombeve të Bashkuara dhe organizata të shoqërisë civile për respektin e duhur”.
Gjithashtu, rezoluta e OKB-së “u bën thirrje të gjitha shteteve anëtare, organizatave të sistemit të Kombeve të Bashkuara, organizatave të tjera ndërkombëtare dhe rajonale dhe shoqërisë civile, duke përfshirë organizatat joqeveritare, institucionet akademike dhe pjesëmarrësit e tjerë relevantë që të përkujtojnë Ditën Ndërkombëtare, duke përfshirë evente të veçanta dhe aktivitete për të përkujtuar dhe nderuar viktimat e gjenocidit në vitin 1995 në Srebrenicë, si dhe edukimin dhe aktivitetet e duhura për të rritur ndërgjegjësimin publik”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme

Prokuroria kërkon pesë vjet burg për Dodikun

Zelensky: SHBA-të e ndihmuan Putinin të dilte nga vite të tëra izolimi

Trump e quan Zelenskyn një diktator

Mbështetja për Zelenskyn në Ukrainë, një studim i ri tregon të dhëna krejt të ndryshme nga pretendimi i Trump

SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame