Pronarja po shkonte në palestër, qeni nuk dëshironte ta linte - skena e ëmbël do ju bëjë të buzëqeshni

Qeni Charlie është shumë i lidhur me pronaren dhe nuk do të ndahet kurrë prej saj.
Një ditë, Charlie dhe pronarët e tij po shëtisnin, dhe në mes të shëtitjes, pronarja e la dhe shkoi në palestër, diçka që nuk i pëlqeu aspak qenit të ëmbël.
Qentë nuk e kuptojnë gjithmonë që pronarët e tyre do të kthehen kur të largohen, dhe kjo ishte pikërisht ajo që ndodhi me Charlien.
Edhe pronari përpiqej ta tërhiqte që të shkonte në drejtim të kundërt nga pronarja, por Charlie nuk e pranoi.
Ai vazhdonte të kthehej drejt saj, dhe për të treguar se nuk do të shkonte askund, qeni i ëmbël vendosi të shtrihej në trotuar.
Pronarja e tij arriti ta regjistrojë këtë moment të ëmbël dhe e ndau në profilin e Charlies në TikTok, i cili mori mijëra shikime. /Telegrafi/
@golden_boy_charlie sidetracked looking for pets🤗 #goldenretriever #dogtok #chicago #goldenboycharlie #goldenretrieverlife #dogsoftiktok #puppy #dog #cutedog #pet





















































