Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën pasditen e së dielës.
Nga të shtënat me armë në drejtim të një lokali tek zona e njohur si “Don Bosko” mbetën të vrarë një grua dhe 5 persona të tjerë u plagosën, në mesin e tyre edhe një fëmijë 10 vjeç.
Rreth orës 21:05 minuta persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë nga jashtë drejt lokalit duke lënë të vrarë banakieren e lokalit, shtetasen Mimoza Paja ndërsa janë plagosur Sait M.
50 vjeç; Astrit M. 42 vjeç, Emanuel S. 47 vjeç, Ermir. B, 45 vjeç dhe Genc Sh. 55 vjeç.
Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare, informoi policia e Tiranës.
Atentati ndodhi në një lokal që sipas policisë i përket shtetasit Fatjon Murati, person me precedentë penal.
Raportohet se shënjestra e këtij atentati të ketë qenë xhaxhai i Fatojn Muratit, Sahit Murati i cili ka mbetur i plagosur.
Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë janë duke u kryer punë intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Sipas raportimeve nga mediat në Shqipëri, thuhet se pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja e rëndë, Fatjon Murati, kishte qenë në arrest shtëpiak, pasi që gjykata i kishte caktuar kohë më parë këtë masë sigurie.
Ndërkohë, disa ditë pasi u ndalua, me vendim të gjykatës atij iu sekuestrua pasuria e paluajtshme me vlerë 5 milionë euro.
Ai ishte ndaluar nga policia në makinë me Endrit Doklen, i cili dyshohet se ka lidhje me vrasjen që ndodhi një vit më parë në Fushë-Krujë.
Murati është ndaluar më parë nga autoritetet italiane, si i dyshuar për blerje të mallrave të vjedhura, posedim ilegal të armëve dhe të lëndëve narkotike.
Por pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmë në lokalin e tij, policia nuk e gjeti në banesë Muratin.
Ende nuk ka informacion nëse Murati është larguar nga banesa mbrëmjen e djeshme menjëherë pas ngjarjes, apo është “arratisur’ më herët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë