LAJMI I FUNDIT:

Pronari e gjeti Lamborghini Huracan Spyder “të vendosur” në tulla – fotografitë tregojnë më së miri se çfarë ndodhi me veturën luksoze

Pronari e gjeti Lamborghini Huracan Spyder “të vendosur” në tulla – fotografitë tregojnë më së miri se çfarë ndodhi me veturën luksoze

Një person ka shpërndarë imazhe të një Lamborghini Huracan Spyder duke qëndruar mbi tulla pasi me sa duket i kishin vjedhur rrotat.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Chris e bëri foton në Glyfada, një periferi jashtë Athinës, ndërsa shkonte në punë dhe thotë se ishte larg nga personi i vetëm që po bënte fotografitë.


Siç supozohet, vetura i përket Adnan Yassine, pronarit të Arabica TV dhe presidentit të klubit të futbollit Bourj FC të Libanit.

Ai i tha mediumit se ai vuri re rrotat që mungonin kur, për ironi, ishte duke dalë nga shtëpia dhe duke u nisur për te shitësi për mirëmbajtjen e planifikuar të veturës.

Raportet greke pretendojnë se dëmi arrin në më shumë se 40,000 euro.

Edhe pse automjeti është i siguruar, ai është i siguruar plotësisht vetëm në Liban dhe vetëm për një të tretën e vlerës në Greqi, të cilën ai po vizitonte.

Ajo që hajdutët do të bëjnë me rrotat mbetet e panjohur, megjithëse, nëse ata janë entuziastë, ata ndoshta do të përpiqen t’i “përshtatin” ato për ndonjë veturë tjetër. /Telegrafi/