LAJMI I FUNDIT:

Pronari i ISP Broadcast në Kosovë dhuron 1 milion euro për punëtorët e tij: Kanë sakrifikuar gjithçka për kompaninë

Pronari i ISP Broadcast në Kosovë dhuron 1 milion euro për punëtorët e tij: Kanë sakrifikuar gjithçka për kompaninë

Qendrim Kryeziu është drejtori ekzekutiv dhe pronari i ISP Broadcast në Kosovë. Ai i ka befasuar të gjithë me gjestin e fundit që ka bërë për festën e Vitit të Ri. Ai iu ka dhuruar 1 milion euro shpërblim 11 punëtorëve të tij.

Kryeziu ka treguar gjithçka, duke theksuar se këtë e ndjen dhe si një lloj obligimi pasi punëtorët kanë sakrifikuar gjithçka për këtë kompani.  Sakaq, Qendrimi ka treguar se punonjësve i ka vendosur dhe një limit, të cilin duhet ta arrijnë për 10 vite dhe do të marrin deri në 10 milionë euro.

“Ishte një fitore e jashtëzakonshme dhe duhet shpërblyer në fund të vitit. Pasi punëtorët i kanë qëndruar pranë kompanisë prej 15 vitesh. I kam shpërblyer atë mund që kanë bërë atë sakrificë, sepse ata kanë punuar në darkë Krishtlindjesh apo Bajram, për çdo festë kanë qene në detyrë. 70% e tyre ishte të kishin një vend për të ndërtuar shtëpinë dhe ne kemi trashëguar tokën nga gjyshi. Edhe ata kërkuan nga një ngastër tokë dhe i ndamë. Vetëm toka i kemi dhënë. Mund të duket e çuditshme kjo, por nuk është rasti i parë që ndodh në Prishtinë. Unë kam plot shokë që kanë dhuruar”, tha ai për abcnews.al.


“Ata e kanë për detyrë që të arrijnë nga 5 deri në 10 vite të arrijnë një shifër të caktuar të klientëve që do të shtrijnë kabllorin. Kështu që ata do të marrin deri në 10 milionë”, u shpreh Qendrimi./abcnews.al/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Ekonomi
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Ekonomi
Kalo në kategori