LAJMI I FUNDIT:

Pronarët e Wrexham duan rikthimin e Gareth Bale nga pensionimi

Pronarët e Wrexham duan rikthimin e Gareth Bale nga pensionimi

Pronari i Wrexham, Ryan Reynolds i ka ofruar Gareth Bale që të kthehet nga pensioni dhe të luajë një sezon në nivelin e katërt të futbollit anglez.

Të shtunën e kaluar, uellsianët siguruan ngjitjen në një nivel më të lartë të garës, dhe se orekset e tyre janë shumë më të mëdha treguan me një ftesë publike që Bale t’i bashkohet sezonin e ardhshëm.

Partneri i biznesit të aktorit hollivudian dhe bashkëpronar i Wrexham, Rob McElhenney, shkroi në Twitter dhe sugjeroi që Bale të vinte në atdheun e tij dhe të ndihmonte klubin të arrijë nivele edhe më të larta.


Bale nuk qëndroi indiferent ndaj thirrjes dhe iu përgjigj me stil nga fusha e golfit, duke uruar wrexham për suksesin.

Mbetet të shihet nëse Bale do të vijë vërtet në ligat e ulëta, pas karrierës në Tottenham, Real Madrid dhe Los Angeles FC.

Tifozët shpresojnë kështu, pasi në Wikipedia emri i Bale i është shtuar Wrexhamit si klubi i tij i ardhshëm.

Kujtojmë se në janar, Bale vendosi t’i japë fund karrierës së tij./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Përditësohet lista e favoritëve për Topin e Artë 2025 – Vendi i parë befasi, Salah bie nga ‘top 5’ dhe Vinicius i nënti

Përditësohet lista e favoritëve për Topin e Artë 2025 – Vendi i parë befasi, Salah bie nga ‘top 5’ dhe Vinicius i nënti

Ndërkombëtare
FSHF vjen me një reagim qesharak pasi ua ndali biletat Tifozave Kuq e Zi dhe grupimeve tjera

FSHF vjen me një reagim qesharak pasi ua ndali biletat Tifozave Kuq e Zi dhe grupimeve tjera

Kombëtarja e Shqipërisë
Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Ndërkombëtare
“Nuk është normale, kundërshton logjikën”, Henry zbulon golin më të mirë të Messit në karrierë

“Nuk është normale, kundërshton logjikën”, Henry zbulon golin më të mirë të Messit në karrierë

Ndërkombëtare
Manchester City përgatit sensacion për zëvendësimin e Guardiolës

Manchester City përgatit sensacion për zëvendësimin e Guardiolës

Premier League
Barcelona dhe problemet e sërishme me regjistrimin: Ter Stegen bën bujë në fund të sezonit

Barcelona dhe problemet e sërishme me regjistrimin: Ter Stegen bën bujë në fund të sezonit

La Liga
Kalo në kategori