Pronarët e Manchester City shpresojnë që ta blejnë një klub të ri, që do të jetë i nënti që ata janë pjesë e aksionarëve, por këtë do ta bëjnë pasi të ketë kaluar pandemia.

City Football Group që është krijuar nga pronat sheik të klubi anglez, janë në bisedime për klubin franceze Nancy.


Ata do të paguajnë rreth 14 milionë euro për klubin që aktualisht garon në nivelin e dytë të futbollit francez, por bisedimet janë bllokuar pas pauzimit të futbollit.

clermont135 w1000 h550 r4 q75

Presidenti i Nancy, Zhak Rouselot, ka thënë javën e kaluar se 'ishte i shqetësuar' për marrëveshjen.

Sidoqoftë, një burim i brendshëm i Cityt tha: "Ne ende shpresojmë ta bëjmë këtë, por varet nga sa zgjat situata aktuale. Është pezull për momentin”.

Blerja e parë e City Football Group ishte ajo e Manchester City në vitin 2008.

GettyImages 1198120664 Manchester City. (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Sheik Mansour bin Zayed Al Nahyan dha miliona në klub dhe që atëherë kanë fituar katër tituj të Ligës Premier dhe dy FA Kupa.

Klubi tjetër ishte në MLS, New York City, që u morë në vitin 2013.

Një vit më pas, City Football Group bleu klubin australian Melbourne Heart dhe i ndryshoi emrin në Melbourne City.

GettyImages 1209720144

Pastaj klubet tjera që u blen ishin Yokohama F. Marinos në Japoni, Montevideo City Torque në Uruguai, Girona në Spanjë, Sichuan Jiuniu në Kinë dhe Mumbai City në Indi. /Telegrafi/

telegrafi sport app