Prona komunale e Fushë Kosovës në vlerë 81 mijë euro ishte në pronësi private në gjeoportal për tri vjet

Toka e njërës prej komunave më në zhvillim, ajo e Fushë Kosovës, nuk është pronë veç e Komunës. Ka raste kur prona publike në vlerë prej 81 mijë eurove pa u bërë zhurmë kalon në pronësi private në gjeoportal.
Një tokë publike e Komunës së Fushë Kosovës në Bresje ishte copëtuar në disa parcela më 19 nëntor 2021.
Me këtë rast, për tri vjet e 3 muaj dhe 23 ditë, nga prona komunale prej 27 ari 42 metra katrorë, 2 ari e 32 metra katrorë, sipas gjeoportalit, kishin kaluar nga pronësia publike e Komunës së Fushë Kosovës, në pronësi private.
Për ndryshimin tanimë të bërë, vetëm pas tri vjetëve, Komuna e Fushë Kosovës nxori skicat nga Zyra Komunale e Kadastrës për t’ia paraqitur Kuvendit Komunal.
Një parcelë e pronës publike, afër me këtë të ‘falurën’ po vendosej t’i jepej Bashkësisë Islame për të ndërtuar një xhami.
“Definitivisht që është kuptuar se ka ndërhyrje ose nuk ka përputhje në mes fletës poseduese ose tash thuhet certifikatës së pronësisë, më doket në muajin tetor-nëntor kemi pasur mbledhje të Kuvendit dhe aty një prej pikave ka qenë një propozim i kryetarit të Komunës që t’i jepet në shfrytëzim Bashkësisë Islame të Kosovës për ndërtimin e një objekti fetar që do të thotë xhami”, deklaron asamblisti i AAK-së Ismajl Hasani.
“Kjo pronë ka filluar të zbulohet si pronë e keqpërdorur nga zyrtarët e nivelit komunalë në tetor të vitit 2024 kur është bërë një kërkesë në Kuvendin Komunal për dhurimin e kësaj parcele për Bashkësinë Islame të Kosovës edhe ato dokumentacione nuk janë përputhur me gjeoportalin dhe me ortofotot e vitit të kaluar dhe aty shihet qartë që kjo pronë është ndryshuar pa vendim dhe pa akte juridike jashtëligjshëm nga zyrtarët e zyrës së kadastrës të Komunës së Fushë Kosovës në tetor të 2024”, thotë Rrahim Tërnava, kryetar i PDK-së në Fushë Kosovë.
Asamblisti Ismajli rrëfen për debatin e krijuar brenda Kuvendit kur pa se në skicat e paraqitura nga komuna, prona komunale kishte kaluar në pronë private.
“Me materialin që na vjen, unë e shoh se fleta poseduese, do të thotë certifikata e pronësisë dhe kopja e planit kanë ndryshime. Në fletën poseduese sipërfaqja është diku 27.42 metra katrorë. Ndërsa në grafikë… Faktikisht kopje të planit nuk na kanë sjellë, por një dokument një fletë e cila shihej se është grafikë dhe e ndarë 18 ari apo 1800 metra katrorë dhe e vizatuar projekti se ku duhet vendosur xhamia dhe kur e sheh numrin e fletës poseduese që mu më kujtohet se është 1375-0 dhe kjo në grafikë me 18 ari është 1375-1, në mes të kësaj prone pra, kur hyn në grafikë në gjeoportal dhe e sheh humbin 2 ari e 40 metra katrorë dhe pastaj del prona tjetër, po flas gjithnjë për grafikë që shihet në gjeoportal dhe e sheh atje se janë prona komunale, por me tjetër numër, 1375-4 që janë 6 ari e diçka metra katrorë, mund të mos jem i saktë meqë s’i kam dokumentet me vete. Dhe unë kur më ka ardhur radha me diskutu që janë munduar të ma mveshin që jam kundër fesë dhe xhamisë që ka qenë e kundërt sepse unë kam thënë e është edhe në ekstraktin (procesverbalin) që kam diskutuar dhe është dokument zyrtar, kam thënë se s’jam kundër xhamisë e as kundër fesë sepse i takoj asaj feje, por këtu ligjërisht ka probleme prona dhe e kam ngritur si çështje”, vazhdoi Ismajli.
“Kur e kam marr dokumentin dhe e kam shikuar, dokumenti na ka ardhur pa vulë dhe pa nënshkrim të personit të autorizuar. Cili dokument? Edhe fleta poseduese edhe ky dokumenti në grafikë. Pra, nuk kanë qenë të vulosura nga drejtoria përkatëse por as e nënshkruar nga personi përgjegjës që i jep këto dokumente, por as nga drejtori i drejtorisë përkatëse dhe unë nuk e kam bërë lapsus, por këta dokumente për mua janë false. E që ka reaguar drejtori i Kadastrës, ku ka thënë se mundem me të padit se këto nuk janë dokumente false por janë dokumente që kanë dalë prej drejtorisë tonë. Unë kam kërkuar që të merret 10 minuta pauzë sepse salla e Kuvendit dhe drejtoria e Urbanizmit janë 20 metra larg njëra-tjetrës dhe në këtë pauzë të shkurtër drejtori të na pajis me të njëjtat dokumente por me vulë dhe të nënshkruara. E kam dhënë edhe arsyen sepse nëse nesër ka dyshime, atëherë shihet edhe kush e ka lëshuar këtë dokument, kush ka nënshkruar dhe kush e ka vulosur”, thotë tutje Ismajli.
Njëjtë si pjesa tjetër e opozitës edhe VV-ja pati dyshimet e veta.
“Sipas qytetarëve të cilët janë edhe gjenerata më të vjetra, dihet që ajo ka qenë pronë komunale në vazhdimësi. Në terren shihet se aty ka ndërhyrje nga operatorë privatë, por edhe prej qytetarëve tjerë që e kanë në shfrytëzim. Në bazë të kësaj ne e kemi bërë krahasimin me dokumente që janë prezantuar që të jepet kjo pronë në shfrytëzim të xhamisë dhe shohim se nga 27 ari e sa mendohet të jetë prona komunale aty, shihet se në gjeoportal është e parcelizume kjo pjesë, normal i kemi ngritur dyshimet ne si opozitë që ta mbrojmë interesin publik”, thotë Hajra për “Betimin për Drejtësi”.
Ndërsa, kolegët e asamblistëve Ismajli dhe Hajra nga radhët e LDK-së nuk kishin diskutuar lidhur me këtë zhvillim.
“Cili ka qenë reagimi i asamblistëve të LDK-së në Kuvend Komunal në momentin që keni diskutuar për këtë çështje? Nuk kanë diskutuar për këtë temë, absolutisht jo, veçse kanë qenë pro që t’i jepet kjo pronë Bashkësisë Islame, por nuk kanë diskutuar”, shtoi Ismajli.
“Si çdoherë asamblistët e pushtetit nuk reagojnë në këto raste. Më shumë funksionojnë si makineri e votës për ekzekutivin kështu që edhe prej kolegëve tjerë të opozitës ka pasur reagime, por në këtë rast përgjigja e ekzekutivit lë shumë për të dëshiruar”, përfundoi Hajra i VV-së.
“Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar, Laureat Gojnovcin, asamblist iLDK-së në Fushë-Kosovë për të kuptuar se cili ishte qëndrimi i LDK-së lidhur me këtë çështje.
“Realisht qëndrim nuk kemi pasur se Komuna ngrit çështje që shumica janë në kuadër të politikës lokale edhe (ka) akuza e kundërakuza dhe nuk kemi marrë si për bazë. Ne kemi vendosur si grup parlamentar ta përkrahim atë propozim që si parcelë t’i jepet Bashkësisë Islame që ata ta përdorin për nevoja të veta, përkatësisht për ndërtimin e xhamisë që është shumë e nevojshme për Komunën e Fushë-Kosovës. Për më shumë, nuk kam asnjë informacion se përndryshe do t’ju isha përgjigjur secilës pyetje”, ishte deklaruar Gojnovci nga LDK. /Betimi për Drejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

500 mijë euro për rinovimin e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë

Drejtori i Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore: Kërkova dorëheqje pas presioneve nga Përparim Rama

Ndërtime pa leje në zona të mbrojtura – MKRS: Komuna e Prishtinës qëllimisht po shkel ligjin

"Turqia është e gatshme të marrë përgjegjësinë për sigurinë evropiane", deklaron Erdogan

Kosova përballet me një sulm të dytë kibernetik, ekspertët dyshojnë se erdhi nga rusët

Danja, Loredana, Gerta e Gjesti krijojnë një moment të ngrohtë, teksa qëndrojnë të përqafuar, duke kënduar në oborrin e shtëpisë

SHBA largohet nga udhëheqja e grupit të aleatëve kryesorë të Ukrainës

Projekt-rezoluta amerikane: Të ndalet pandëshkueshmëria e krimeve seksuale nga forcat serbe

Përfundon takimi mes Putinit dhe të dërguarit të Trumpit - detajet e para

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pasi pauzoi tarifat, Trump: Ky njeri fitoi 2.5 miliardë dollarë, ky tjetri 900 milionë

Brenda bazës së NATO-s në Poloni - simbol i përkushtimit të Amerikës ndaj Evropës

Rrëfimi i ish-ushtarit të UÇK-së, i cili kishte shtatë plagë: Ramushi iu ka thënë shokëve çelni katër varre, se nuk dihet a shpëton

“Vaksinat kanë mish derri, nuk e lejon feja” - debat i ashpër mes predikueses së fesë islame dhe mjekes

“Humba kontrollin, jam gati të paguaj mëkatet e mia”, zbulohet letra që vrasësi u dërgoi prindërve të Ilaria Sulës

Egli ka humbur një fëmijë shkak i ndarjes me Olsin? Reagojnë ashpër familjarët e saj përmes Instagramit