Frank Warren i ka akuzuar Anthony Joshuan dhe Eddie Hearnin se i janë shmangur meçit shumëmilionësh kundër Deontay Wilder.

Ka kohë që flitet për një superduel për unifikimin e titujve, ndërmjet boksierit britanik dhe atij amerikan.


DeontayWilder (Foto: Getty Images)

Mirëpo, AJ tashmë është detyruar ta mbrojë titullin WBA kundër Alexander Povetkinit që do të thotë se meçi ndaj Wilder është shtyrë ndoshta për vitin tjetër.

Promovuesi i boksit, Frank Warren, ka thënë se fajtorët kryesorë për dështimin e përballjes janë pikërisht Joshua dhe promovuesi i tij, Hearn.

"Arsyet pse duelet nuk ndodhin janë, një - paratë dhe dy - nëse nuk e duan", ka thënë Warren për ESPN.

JoshuaHearn (Foto: Getty Images)

"Nëse dikush të garanton, 80 milionë dollarë (70.5 milionë euro), 50 milionë (44 milionë euro) për meçin e parë dhe 30 milionë (26.5 milionë euro) për të dytin, atëherë kjo më thotë se ti nuk e do një duel".

"Arsyeja e vetme pse ky duel nuk po bëhet është për shkak se Anthony Joshua, apo menaxhmenti i tij apo trajnerët nuk e duan meçin, përndryshe do të ndodhte", ka thënë Warren.

FrankWarrenFury (Foto: Getty Images)

Meqenëse nuk po ndodh dueli me Joshuan, Wilder është duke menduar për një duel në dhjetor me ish-kampionin e WBA, IBF, WBO dhe IBO, Tyson Fury.

Britaniku duhet ta mposhtë një herë Francesco Pianetan në duelin e të shtunës dhe pastaj mund të ndodhë meçi ndaj 'Bomberit të bronztë'. /Telegrafi/

telegrafi sport app