Në kuadër të aktiviteteve për vitin e Nënës Terezë, sot është promovuar Pulla Postare “Shenjtërimi i Nënës Terezë”.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se është nder i veçantë që të respektohet figura e Nënës Terezë.
“Për mua është një kënaqësi e veçantë që sot këtu të jem në një ditë të veçantë, në një ngjarje të veçantë që është e rëndësishme në aktivitetet që ne po i përcjellim për nder të shenjtërimit të nënës tonë të madhe, Nënë Terezës. Mund të them se për Republikën e Kosovës dhe për gjithë qytetarët e saj është një nder i veçantë që ne te respektojmë një figurë të jashtëzakonshme dhe një humaniste globale siç ishte dhe është Nënë Tereza. Prandaj, ky vit është vit i madh për Kosovën, është një vit i madh i të arriturave tona por mbi të gjitha është vit i madh i Nënë Terezës. Këtë vit ne si Qeveri e kemi shpallur si vitin e Nënës Terezë dhe po mundohemi që në suaza të saj edhe të promovojmë ngjarje të ndrysmë me të cilat ne e nderojmë figurën e Nënë Terezës”, tha ai.
Kurse, drejtori i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, tha se institucioni që ai e drejton si mision të vetin e ka që t’i nderojë figurat kombëtare, ndër të cilat është edhe kjo pullë.
“Ndjehem tejet i privilegjuar që po e promovojmë një nga pullat postare më të çmueshme që i dedikohet shenjtërimit të Nënës Terezë. Filatelia e Postës së Kosovës nga sot pasurohet me këtë pullë postare që është edicion i jashtëzakonshëm dhe i kushtohet ngjarjes jashtëzakonisht të rëndësishme për kombin shqiptar siç është shenjtërimi i Nënës Terezë që do të mbahet më 4 shtator në Vatikan. Një nga misionet kryesore të filatelisë së Postës së Kosovës është edhe promovimi i vlerave tona kombëtare, kështu që pulla postare për Nënë Terezën është përmbushje e këtij misioni”, deklaroi ai.
Ndërsa, Ipeshkvi i Ipeshkëvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, tha se kontributi i Nënës Terezë i tejkalon kontributet e penës e të shpatës që i kanë dhënë të gjitha figurat kombëtare shqiptare.
Pulla postare “Shenjtërimi i Nënës Terezë”, nga sot do të fillojë të qarkullojë nëpër të gjitha vendet e botës.
Me këtë rast, Posta e Kosovës i ka ndarë edhe disa pulla postare si shenj mirënjohje për disa nga figurat e institucioneve të vendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBlack Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje