LAJMI I FUNDIT:

Promovohet libri që dokumenton luftën e UÇK-së në Dukagjin

Promovohet libri që dokumenton luftën e UÇK-së në Dukagjin

Në Deçan sot është promovuar libri i Fetnete Ramosaj me titull “Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit-dokumente e raportime të luftës 1998-1999”.

Me këtë rast u tha se autorja Fetnete Ramosaj me këtë libër jep edhe një dëshmi për atë se çka ka ndodhur në luftën e fundit.


Për librin u tha se është shkruar mbi bazën e dokumenteve autentike.

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, tha se luftëtarët nuk vdesin asnjëherë, sikurse autorja Fetnete Ramosaj.

“Luftëtarët nuk vdesin asnjëherë, sikurse Fetnetja. Sot jemi mbledh që ta shënojmë një rezultat, një të arritur, është sukses sepse bëhet fjalë për një femër, vajzë luftëtare, është e rëndësishme me e cek se në UÇK ka pasur vajza. Të gjitha detyrat e luftës femrat në UÇK i kanë kryer. Fetnetja ka arritur ti jep edhe suksese të tjera Kosovës, pra ti jep dëshmi materiale që do t’i qëndrojnë kohës. Ka fotografi, ku studiuesit mund ti shohin. Mund ti themi sot faleminderit Fetnetes për këtë dhuratë që ia jep Kosovës, një periudhë të lavdishme të Kosovës. Të gjithë ata që kanë dëshmi ta faktojnë kohën e luftës duhet ta bëjnë këtë. Ajo shprehja i vdekuri me të vdekurit, i gjalli me të gjallët, nuk vlen për Fetneten se ajo është e gjallë. Një jetë ia kushtoi kauzën për liri”, tha ai.

Kryeministri në detyrë familjes së Fetnete Ramosaj u ka ndarë medaljen Gjergj Kastrioti Skënderbeu me motivacionin për shërbimin ndaj atdheut.

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, tha se në ditën e lindjes së autores po promovohet libri i saj.

“Jemi bërë bashkë për të promovuar një vepër unike të një autoreje që po ashtu është unike. Të gjithë kemi një histori për të treguar, Fetnetja është unike se këtë histori e dokumentoi për ne. Fetnetja është unike ndër personalitet, vepra është unikate e kësaj natyre, raportimi, dokumentet e paraqesin lavdinë e UCK-së. Ky reflektim është bërë publik përmes agjencioneve të lajmeve si KosovaPress, e të tjera. Është një libër që do ti shërbejë historianëve”, tha ai.

Gjenerali Kudusi Lame, tha se nëse dikush dëshiron t’i shërbejë atdheut nuk e ndal as vdekja.

“Kush do ti shërbejë atdheut nuk e ndal as vdekja. Atë që nuk e bëjnë dy shtete shqiptare Fetnetja po na e jep shembullin se si duhet bërë edhe kur shteti nuk të ndihmon. Libri i Fetnete Ramosaj mban brenda vetës një histori të jetuar. Po bëhen 20 vite që luftërat janë ndalur në trojet shqiptare, Fetnetja na tregon se çka ka ndodhur. Kjo luftëtare po e vazhdon luftën edhe përtej botës”, tha ai.

Bashkëveprimtari i Fetnete Ramosaj, Rasim Selmanaj, u shpreh se bashkëpunimi dhe rrugëtimi me të janë kujtimet më të mira që i mban.

“Sot po e promovojmë këtë libër dhe po e përkujtojmë Fetnete Ramosaj. Bashkëpunimi dhe rrugëtimi me të janë kujtimet më të mira dhe më të dhimbshme me të. Ajo ishte prapavija e fortë në çdo aktivitet. Ky libër është një dokument për rrjedhjen e luftës në Dukagjin. Fetnetja me këtë libër dje të tjerët është kujtesa jonë”, tha ai. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori