Promovohet libri “Arsimi i Mesëm në Gjakovë 1946 - 1990” , që trajton tematika të rëndësishme për shoqërinë tonë

Në sallën "Teki Dervishi" e cila është në kuadër të Bibliotekës së Qytetit të Gjakovës, përmes një ceremonie të zhvilluar, është bërë promovimi i librit “Arsimi i Mesëm në Gjakovë 1946 - 1990”.
Ky libër është punë e autorëve Feti Dashi, Agim Jaka, Mazllom Kumnova, Myftar Shala, Murteza Xharra, Bajrush Maloku, Islam Juniku dhe Fehmi Soba, dhe hyn në zhanrin e librave studim.
Ky libër i mbështetur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Gjakovës, përmban studime, fakte dhe të dhëna që trajtojnë tematika të ndjeshme dhe të rëndësishme për historinë dhe shoqërinë tonë.
Të pranishmit të cilët morën pjesë në ceremoninë e promovimit të këtij libri e vlerësuan lartë punën e pasqyruar si rikthim i kujtesës kolektive në themelet e dijës, duke theksuar se libri reflekton ngjarje dhe një dashuri të pakushtëzuar për atdheun.

















































