LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Themelore në Pejë aktakuzë kundër dy personave për trafikim me njerëz

Prokuroria Themelore në Pejë aktakuzë kundër dy personave për trafikim me njerëz

Departamenti i Krimeve të Rënda nga Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Pejë, kundër të pandehurës D.H. për vepër penale: “Trafikimi me njerëz” dhe kundër të pandehurit M.Sh. për shkak të veprës penale: “Ndihma në kryerjen e veprës penale trafikim me njerëz”.

Sipas aktakuzës, e pandehura D.H. nga muaji mars 2016 e gjerë më 01.03.2017 në një kafiteri në fshatin Ozdrim të Komunës së Pejës, ka rekrutuar dhe trafikuar një viktimë, duke e mashtruar dhe shfrytëzuar pozitën e saj të ndjeshme, e cila kishte çrregullime psikike.

E pandehura D.H. e kishte punësuar kinse si banakiere viktimën, e cila sipas udhëzimeve dhe për llogari të të pandehurës ka kryer shërbime seksuale me klientë të ndryshëm, të cilët në vazhdimësi  ia siguronte e pandehura, me qëllim që vetës t’i sjell dobi të kundërligjshme materiale.


Ndërsa, i pandehuri M.Sh. nga muaj mars 2016 deri më 01.03.2017 ka ndihmuar të pandehurën D.H. në kryerjen e veprës penale të lartcekur.

Andaj me këto veprime të pandehurit ngarkohen se kanë kryer veprat e lartcekura penale.

Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës kompetente që të pandehurit t’i shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe t’i dënojë sipas ligjit.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori