Prokuroria Publike kërkon paraburgim për shoferin që ia mori jetën vajzës 24-vjeçare

Prokuroria Publike do të kërkojë masën e paraburgimit për shoferin, 22-vjeçarin J.GJ., i cili drejtonte veturën “Citroen C4” dhe kishte goditur Viktorian nga Radovishi, raporton “A1on”.
Shoferi do të akuzohet për vepra të rënda kundër sigurisë në komunikacion me pasoja fatale, pasi dje ka goditur dy këmbësorë në një vendkalim për këmbësorët në kryqëzimin te “City Mall”, duke lënë pajetë një vajzë 24-vjeçare, ndërsa i dashuri dhe bashkëmoshatari i saj kanë marrë lëndimet trupore. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
21/01/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































