Prokuroria kërkon paraburgim për burrin nga Peja, kapet me ari dhe ora luksoze në vlerë prej 120 mijë euro

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit B.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Sipas prokurorisë, më 21 prill 2025, në qytetin e Pejës, i pandehuri ka depërtuar në një shtëpi private duke hapur me forcë një dritare, në kohën kur familja gjendej jashtë vendit për pushime.
Nga brenda, ai ka marrë ar në vlerë prej 30 mijë euro, para të gatshme rreth 7 mijë euro dhe ora dore të markave të ndryshme në vlerë rreth 87 mijë euro.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të pandehurit, Policia e Kosovës ka gjetur disa nga orët e vjedhura.
Prokurori i çështjes do të kërkojë nga gjyqtari që të caktojë masën e paraburgimit ndaj të pandehurit për të siguruar praninë e tij gjatë procedurave të mëtejshme gjyqësore./Telegrafi/


































