Kanë nisur gërmimet në kampusin e UP-së, saktësisht te parkingu i Fakultetit të Arteve me dyshimin se mund të ketë varreza masive. Gërmimet në këtë pjesë të kampusit të UP-së po bëhen pasi një dëshmitar në prokurori ka treguar se në kohën e luftës ka parë duke u varrosur trupa.
Prokurorja e Prokurorisë Speciale Drita Hajdari, ka thënë se këto gërmime po bëhen pasi kanë marrë një informacion nga një qytetar se gjatë kohës së luftës ka parë duke varrosur trupa.
“Ky vend ka pasur punime, gërmime edhe më herët gjithmonë në bazë të informacioneve të dëshmitarëve të ndryshëm për ekzistimin e mbetjeve mortore. Duke vepruar sipas informatave të tilla detyra e prokurorisë është t’i verifikojë, sepse ne gjithmonë kemi parasysh që shumë familjarë në Kosovë janë duke pritur ndonjë lajm, ndonjë zbulim për të pagjeturit, andaj ne si prokurori kemi për obligim t’i verifikojmë këto informacione dhe gjithmonë veprojmë në atë mënyrë që urdhërojmë gërmime. Njëjtë kemi vepruar edhe në rastin konkret, përkundër faktit që ky lokacion është gërmuar disa herë, ne kemi pranuar një informacion të ri nga një dëshmitar tjetër, i cili pohon në mënyrë të sigurt se ka parë gjatë luftës që në këtë vend janë varrosur trupat. Andaj, sot kemi dalë që të kryejmë gërmime dhe të verifikojmë nëse ka mbetje mortore apo jo”, tha ajo.
Ndërkaq mbajtësi i dosjes së personave të pagjetur në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës Jahja Lluka, ka treguar se gërmime do të bëhen në dy lokacione te parkingu i Fakultetit të Arteve.
“Meqë më herët është gërmuar në një lokacion tjetër dhe nuk ka pasur gjetje, mirëpo dëshmitarët kanë insistuar se këtu ka pasur lëvizje gjatë luftës dhe ne jemi të obliguar që çdo dyshim eventual dhe kërkesë e prokurorit të zbatohet. Këtu do t’i kemi dy lokacione, njërin veç kemi filluar siç po e shihni, diçka ka ndodhur, mirëpo ne nuk mundemi saktë ta dimë…Shpresojmë se sot do të gjejmë, është e mirë edhe për familjarët se shumica e familjarëve të cilët po presin po jetojnë në ankth dhe çdo gjetje është lehtësim, meqë shumica e familjarëve veç janë pajtuar me fatin që ta gjejnë një mbetje mortore, së paku ta kenë një varr dinjitoz”, tha ai.
Lluka tha se nuk mund të flasë me siguri se sa do të zgjasin gërmimet, por shpreson që të ketë rezultate pozitive.
Ai shtoi se Beogradi i ka informatat për të gjithë personat e zhdukur të Kosovës, por nuk i jep informacione pasi duhet ta pranojë gjenocidin ndaj popullit shqiptar.
“Lokacionet për të cilat Serbia pranon janë lokacione, të cilat duhet punuar me vite dhe ku mundësia për të gjetur diçka është gati e pamundur. Meqë aty janë do mbetje inerte prej disa minierave të cilat janë me miliona dhe jep koordinatat gërmo këtu. Por, Serbia për të mos thënë nuk po bashkëpunon dërgon asi lokacione ku mundësia për të gjetur, meqenëse ka dyshime, ka dëshmitarë, ne në një rast kemi pasur një dëshmitar anonim ku kemi kërkuar të gërmohet në ato koordinata ata nuk na kanë lejuar… Kjo është një praktikë që Serbia e ka përdorur që shumicën e njerëzve të vrarë, të masakruar i kanë varrosur nga dy-tri herë për t’i humbur gjurmët e krimit. Mirëpo, krimi nuk plaket dhe pa marrë parasysh që Serbia edhe sot nuk do ta pranojë edhe sot ka sigurt mbetje mortore në Beograd, mirëpo duhet thënë një gjë se ka filluar të zgjohen disa njerëz në Serbi dhe ta pranojnë”, tha ai.
Kujtojmë se në Kosovë janë më shumë se 1 mijë e 600 persona të zhdukur. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin
Liria e shtypit në Ballkanin Perëndimor, Maqedonia renditet e 36-ta
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe