Prokuroria e Mitrovicës ka intervistuar deri më tani 40 dëshmitarë për zbardhjen e rastit të vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia” (SDP), Oliver Ivanoviq.
Burime të Telegrafit thanë se po hetohen incizimet e kamerave dhe lidhja zinxhirore e gjetjes së saktë të pronarit të veturës. Mirëpo, deri tani nuk ka ndonjë gjurmë konkrete lidhur me autorin ose autorët e vrasjes.
Sipas këtyre burimeve, të gjitha provat e grumbulluara janë në përpunim e sipër nga Prokuroria në Mitrovicë.
“Deri tani janë intervistuar 40 dëshmitarë të rastit. Prokuroria është në shikim dhe hetim të incizimit të kamerave. Është gjetur makina dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me organet kompetente të Serbisë për lidhjen zinxhirore të gjetjes saktë të pronarit të veturës. Deri më tani nuk ka asgjë konkrete për kryerësit e kësaj vepre penale”, kanë thënë burimet e Telegrafit.
Ndërsa, zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, Besim Hoti në një prononcim për Telegrafin ka thënë se është duke u punuar për zbardhjen e rastit të vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia” (SDP), Oliver Ivanoviq.
Sipas tij, të gjitha provat janë grumbulluar dhe prokuroria po merret me rastin.
“Të gjitha provat janë grumbulluar dhe tash i mbetet prokurorisë të merret me përpunimin e tyre. Policia e ka kryer punën e saj në terren”, tha ndër të tjera Hoti.
Ndryshe, Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar 2018 në një atentat të organizuar para selisë së partisë së tij në veri të Mitrovicës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje