LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria jep detaje për arrestimin e “Burdushit”

Prokuroria jep detaje për arrestimin e “Burdushit”

Prokuroria Themelore në Prizren, ka dhënë detaje të reja lidhur me arrestimin e mjekut popullor Hysri Peqani, i njohur ndryshe si “Burdushi”.

Reklama

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prizren, Fitore Mehmeti, ka thënë për Telegrafin se rasti në fjalë është vazhdimësi e rastit të mëhershëm.

“Prokurori ka lëshuar vendim për ndalimin e të pandehurit H.P., dhe pritet që gjatë ditës në Gjykatë të dorëzohet aktvendimi për zgjerim të hetimit, si dhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, ka thënë ajo për Telegrafin.

“Burdushi” është arrestuar mëngjesin e sotëm, lajm të cilin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Për Telegrafin, ai ka thënë se policia po ashtu ka bastisur shtëpinë e tij. Ndryshe, “Burdushi” ishte dënuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit në vitin e kaluar me 1 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë, për veprën penale mashtrim.

Po ashtu Gjykata ia kishte ndaluar Peqanit ushtrimin e profesionit për tri vitet e ardhshme.

Lirohet nga burgu Hysri Peqani, i njohur si Burdushi
Lexo po ashtu Lirohet nga burgu Hysri Peqani, i njohur si Burdushi

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, “Burdushi” akuzohej se nga data 20.06.2014 deri me 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, ose për t’i shkaktuar dëm material personit tjetër.

Sipas kësaj aktakuze, Gjykata Themelore Prizren, e gjeti fajtor për veprën penale të ngarkuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore Prizren./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Terroristët serbë derisa po iknin nga zona malore në Banjskë, e lanë mikun e tyre të plagosur – as që e kthyen kokën ta shohin si është

Terroristët serbë derisa po iknin nga zona malore në Banjskë, e lanë mikun e tyre të plagosur – as që e kthyen kokën ta shohin si është

Lajme
Vendosja dhe tërheqja e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën – si u dorëzua Vuçiqi pas presionit të madh

Vendosja dhe tërheqja e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën – si u dorëzua Vuçiqi pas presionit të madh

Lajme
Vuçiq flet sërish për sulmin terrorist në Banjskë, thotë se do të dalë “me dëshmi” të reja

Vuçiq flet sërish për sulmin terrorist në Banjskë, thotë se do të dalë “me dëshmi” të reja

Lajme
Ish-ministri serb për Asociacionin: Shqiptarët fitojnë, serbët humbin gjithçka

Ish-ministri serb për Asociacionin: Shqiptarët fitojnë, serbët humbin gjithçka

Lajme
Koloneli i pensionuar serb tregon se si për një minutë mund të vërtetohet se kujt i takon armatimi që u gjet në Banjskë

Koloneli i pensionuar serb tregon se si për një minutë mund të vërtetohet se kujt i takon armatimi që u gjet në Banjskë

Lajme
Sulmohen dy policë në Prishtinë, njërit i thyhet dora

Sulmohen dy policë në Prishtinë, njërit i thyhet dora

Kronika e Zezë
Kalo në kategori