LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e kërkon ditarin e Elvis Pistës

Prokuroria e kërkon ditarin e Elvis Pistës

Ende edhe pas më shumë se një viti nuk ka asgjë rreth zbardhjes së vrasjes së kandidatit për deputet të PDK-së në Kuvendit të Kosovës, Elvis Pista.

Organet e hetuesisë kishin shpresuar shumë që ditari i Pistës do të dërgonte te kapja e vrasësit të tij, por edhe pas analizimit të këtij dokumenti rezultati ishte negativ.

Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Shpresa Bakija i ka thënë portalit arbresh.info se është duke u punuar që sa më shpejt kjo vrasje të zbardhet.

“Jemi duke punuar, por ende nuk kemi ndonjë person të dyshuar. Kemi shpresuar se dokumenti të cilin e kemi gjetur do të na dërgoj te kryesi i vrasjes, por nuk kemi pasur sukses në atë drejtim dhe kemi vazhduar me hetimet tjera”, është shprehur Bakija.


Sipas saj tash organet hetuese janë fokusuar në zbardhjen e listave të telefonatave të Pistës. Ajo i ka thënë arbresh.info se shpreson se të dhënat e telefonit të Pistës do të dërgojnë tek gjurmët e vrasësit mistik.

“Është kërkuar një ditar i Pistës edhe kemi menduar se ai ditar do të na zbardh krejt rastin, por nuk kemi arritur. Të shohim tash të dhënat e telefonave të tij kur të ndriçohen krejt çka po na japin”, është shprehur kryeprokurorja Bakija.

Kryeprokurorja tha se hetimet nuk do të ndalen asnjëherë deri në zbardhjen e vrasjes.

Ish- drejtori operativ në Postën dhe Telekomin e Kosovës dhe kandidati i PDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës, Elvis Pista është vrarë në ora 00:45 minuta të natës mes 14 dhe 15 qershorit. Vrasja e tij ishte kryer vetëm një javë pas zgjedhjeve në të cilat Pista kishte arritur të merrte një numër të konsiderueshëm të votave, por kjo vrasja nuk është cilësuar asnjëherë si vrasje politike, shkruan arbersh.info

Pista ishte qëlluar disa herë prapa shpine derisa po dilte nga Restaurant “Jaha” në periferi të Rahovecit, ku kishte qenë në darkë me gruan e tij. Në cilësinë e dëshmitarit të këtij rasti prokuroria ka intervistuar edhe shokun e ngushtë të Pistës, Mentor Veliu, mirëpo deri tash asnjë person nuk është arrestuar si i dyshuar për këtë vrasje misterioze.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori