LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria dhe MPB nuk kanë nisur procedurë për sulmin ndaj gazetarëve në Haraçinë

Prokuroria dhe MPB nuk kanë nisur procedurë për sulmin ndaj gazetarëve në Haraçinë

Organet e përndjekjes për momentin nuk kanë nisur procedurë shtesë për sulmin ndaj ekipit të gazetarëve të TV21 në Haraçinë.

Personat që kanë kërcënuar gazetarët, kanë vizituar redaksinë dhe janë takuar personalisht me policinë, por nuk janë ftuar për bisedë dhe nuk ka pasur thirrje zyrtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Udhëheqësi i MPB-së Oliver Spasovski, sot nuk komentoi këtë rast, ndërsa në vend të tij u përgjigj kryeministri Zaev, i cili me diplomaci tha se gjithçka është në duar të institucioneve.

Halimi dënon sulmin mbi gazetarët, kërkon të sanksionohen personat përgjegjës
Lexo po ashtu Halimi dënon sulmin mbi gazetarët, kërkon të sanksionohen personat përgjegjës

Nga Prokuroria Themelore thonë se do të veprojnë në të gjitha rastet që do të konfirmojnë elemente të veprave penale, ndërsa nga policia thonë se prokurori që ka dalur në terren, nuk ka vërejtur elemente të veprës penale.

Ndërsa nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë thonë se rast tregon se pse Maqedonia ndodhet në vendin e 95 për nga liria e shtypit dhe i bëjnë thirrje Prokurorisë të hap lëndë dhe ta hetojë rastin./Telegrafi/