LAJMI I FUNDIT:

Halimi dënon sulmin mbi gazetarët, kërkon të sanksionohen personat përgjegjës

Halimi dënon sulmin mbi gazetarët, kërkon të sanksionohen personat përgjegjës

Pas reagimeve të shumta për sulmin që i ndodhi dje ekipit të televizionit të TV21, kryetarja e komunës së Haraçinës dënoi këtë ngjarje dhe kërkoi që të zbardhet rasti.

“E dënoj fuqishëm ngjarjen e pahijshme brenda zyrave te komunës. Si e para e Komunës, do te angazhohem personalisht raste te tilla mos te ndodhin asnjëherë. Fjala e lire, informimi publik dhe puna e mediumeve janë te shenjta dhe fuqishmish qëndroj pas këtyre vlerave, te cilat janë te garantuara edhe me Kushtetute. Pres dhe u kërkoj institucioneve përgjegjëse sa me shpejte ta zbardhin ketë ngjarje dhe personat përgjegjës te marrin sanksionimin e merituar”, shkruan në përgjigjen që Halimi ia dërgoi SHGM-së.


Për këtë rast reaguan Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, Lëvizja Besa , Shoqata e Gazetarëve të Pavarur, Civil – qendra për liri dhe disa organizata tjera./Telegrafi