Prokuroria Speciale ka ngritur pretendime se paratë nga Sigurimi Social të Zvicrës mund të jenë shfrytëzuar për financimin e grupit kriminal të drejtuar nga ish komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe ish deputeti i PDK-së, Azem Syla. Kështu të paktën pretendon prokurori italian, Danillo Ceccarelli, i cili disa ditë më parë dorëzoi në gjykatë aktakuzën ndaj grupit të ‘Dajës’ me shokë.
Në aktakuzë në pjesën ku përshkruhet mënyra e financimit të grupit, Prokurori ngre hipotezën se paratë të cilat Azem Syla i kishte përfituar nga sigurimi social në Zvicër mund të jenë përdorur nga grupi për të financuar aktivitetin e tyre.
“Në vitin 2012, Prokuroria e Zvicrës kishte adresuar një kërkesë te Ministria e Drejtësisë së Kosovës për ndihmë juridike ndërkombëtare ku shkruhej se Azem Syla kishte marrë një ndihmë sociale në vlerë prej 480 mijë frangash në mes gushtit 2002 dhe janarit 2011 si formë kompensimi për problemet e tij mendore”, thuhet në aktakuzë.
Në faqen 81 të aktakuzës prokurori ngre dilemën se si njëri nga njerëzit me influencë të lartë politikë, anëtar i partisë me ndikim dhe hero i luftës në Kosovë ishte i njohur si person me probleme mendore në Zvicër.
Prokurori pretendon se ka siguruar prova se në nisje të biznesit të tokave paratë e para kishin ardhur nga Azem Syla.
“Shpresim Uka dhe Shaban Syla i thanë dëshmitarit se paratë për financimin e biznesin të tokave erdhën nga Azem Syla- fillimisht 50 mijë euro- dhe më pas ishin përmendur shumë më të mëdha parash”, thuhet në aktakuzë.
Gurpi tutje kishte rritur biznesin dhe shumat e parave duke përmendur vlera të tjera të parave dhe tokave të shitura.
I përshkruar si njëri ndër grupet më të mëdha kriminale të pasluftës grupi i Azem Sylës kishte arritur të siguronte qasje në shumicën e arkivave të vendit nga ku më pas vendimet nxirreshin e falsifikoheshin.
Aktakuza e Prokurorisë Speciale e cila është siguruar nga KALLXO.cm shpjegon metodat të cilat grupi i kishte përdorur për të ndryshuar vendime gjyqësore duke përdorur dokumente të falsifikuara.
Siç shkruhet në aktakuzë, njëri nga lehtësuesit kryesorë për këto qasje ishte ish kryetari i gjykatës së Prishtinës Nuhi Uka . Ky i fundit duke dhënë qasje në arkivat e gjykatës
Uka ka zënë vendin kryesor në pikat 3, 4, 5 dhe 6 të aktakuzës së ngritur nga një prokuror i EULEX-it ndaj grupit të drejtuar nga ish- deputeti i PDK-së, Azem Syla.
Në këto pika të akuzës, Nuhi Uka përshkruhet si njeriu i cili ka mundësuar që grupi i Azem Sylës ta ketë të lehtë në gjithçka që i kërkohet brenda gjykatës, qoftë në marrjen e dokumenteve origjinale me qëllim falsifikimi qoftë në përshpejtimin e procedurave.
Në mënyrë të tillë ai dyshohet të ketë vepruar në vitin 2006 kur, pas kërkesës së “grupit të organizuar kriminal në të cilin ai bënte pjesë” paligjshëm u ofroi atyre qasje në dosjet origjinale të rastit 2880/89 që kishte të bënte me një rast të ndërmarrjes PIK Kosova Export kundër Novka, Vukashin, Gorolub dhe Zvonimir Steviq, duke e ditur se aktgjykimi, kontrata origjinale dhe të gjitha dokumentet që lidheshin me numrin e lëndës do të falsifikoheshin duke i shtuar parcelat në pronë shoqërore parcelës origjinale në Llapnasellë.
Një vit më vonë, sipas aktakuzës, pas kërkesës së grupit, Nuhi Uka u dha atyre leje për qasje në një dosje tjetër për qëllime të njëjta falsifikimi.
Të njëjtën gjë e kisëhte bërë edhe në vitin 2008 për një pronë në Fushë Kosovë.
Ndërkohë, në vitin 2007, Nuhi Uka, i cili ka qenë pjesë e disa proceseve tjera gjyqësore, i kishte shkruar Sabedin Haxhiut, drejtor të Zyrës së Kadastrit, duke ia konfirmuar autenticitetin e aktgjykimit të falsifikuar në rastin 560/95 duke i thënë gjithashtu se aktgjykimi dhe dosja e rastit ishte në arkivin e gjykatës.
Më 15 dhe 17 qershor 2009, ai i kishte shkruar Agjensisë Kosovare të privatizimit duke i konfirmuar se aktvendimi në rastin 1164/90 dhe dosjet e rastit ishin në arkivin e gjykatës dhe duke ia konfirmuar autenticitetin e aktvendimeve të falsifikuara, madje duke e bashkëngjitur në letër aktvendimin e falsifikuar.
Në pikën 4 të aktakuzës, Uka akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare ose autoritetit pasi i kishte caktuar vetes lëndën që kishte të bënte me propozimin për trashëgimi të paraqitur nga i akuzuari tjetër në këtë rast, Shaban Syla, i cili pretendonte se përfaqësonte Kruna Blagojeviqin si dhe Sunçica e Slobodanka Simiqin.
Uka akuzohet se pranoi që Shaban Syla t’i përfaqësojë që të tri motrat edhe pse “kishte një konflikt të qartë interesi” bazuar në atë që aktakuza e thotë se ishte një autorizim i paligjshëm i datës 5 qershor 2007 ku duket qartë që Shaban Syla ishte autorizuar nga tri motrat për “të dhënë deklarata të trashëgimisë të pranimit të pjesës relevante të ndarjes” sa u përket disa parcelave në Llapnasellë dhe, vetëm në emër të Sunçica dhe Slobodanka Simiq, “për të hequr dorë tërësisht në favor të Kruna Blagojeviqit”.
Uka akuzohet se kishte pranuar si dëshmi të rastit një rast të “dëshmisë së vdekjes” me gjasë të shkruar më 12 qershor 2007 në Llapnasellë nga një aplikant i panjohur dhe i paidentifikuar i cili në mënyrë të falsifikuar tha se tri motrat ishin të afërmet e vetme të cilat mund të quhen trashëgimtare të pronës.
Aktakuza thotë se Nuhi Uka asnjëherë nuk i thirri palët për ta vërtetuar vullnetin e tyre real si dhe asnjëherë nuk e vërtetoi nëse pronësia reale, lokacioni dhe vlera e pronës reale i përkiste personit të vdekur.
Në pikën 5 të aktakuzës, Uka akuzohet për lëshimin e vendimeve të paligjshme gjyqësore pasi që duke qenë kryetar i Gjykatës Komunale në Prishtinë ndërsa në pikën 6 të aktakuzës, ai akuzohet për mashtrim në detyrë.
Azem Syla dhe disa anëtarë të tjerë të grupit ishin arrestuar në aksionin e prillit të këtij viti. Avokatët mbrojtës të tyre në vazhdimësi kanë mohuar akuzat e prokurorisë duke pretenduar në pafajësinë e klientëve të tyre. Deklarata të tilla janë dhënë nga të gjithë avokatët duke u thirrë në mohimet të cilat klientët e tyre ua kanë bërë pikave të akuzës pas aksionit të EULEX-it./KALLXO.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kontrolli i përbashkët kufitar Maqedoni e Veriut – Kosovë, inspektohen punimet për “One Stop Shop” në Bllacë

ESHS: Paga mesatare neto në dhjetor ishte 43.587 denarë

Pamje nga aksioni i policisë në veri – mbyllen katër qendra ilegale nën dyshimin se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës