Prokuroria Speciale Publike ka dorëzuar kërkesë deri te MPB për më shumë detaje rreth bastisjes së shtëpisë së Kosta Krpaç, njofton Telegrafi Maqedoni.

Detajet lidhen me informacionet rreth pyetjeve: Sa veta kanë bastisur, emrat dhe mbiemrat e tyre dhe krejt informacionet tjera rreth policëve që janë futur në banesën e Kosta Krpaç.


Për burimet e 24 Vesti, nga prokuroria dhe nga MPB nuk e kanë saktësuar përgjigjen e tyre, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Prokuria Publike ka kërkuar informacione edhe nga Gjykata Penale, PSP dhe MPB.

Krpaç u varros para 6 ditëve por nuk u zgjidh misteri rreth vdekjes së tij.

Krpaç njihej si i afërt me pushtetin. Ishte piktor dhe pronar i grupit të kompanive FINZI./Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x48qp96_krpac-novi-baranja-od-obvinitelstvo-04-05_news