LAJMI I FUNDIT:

Projektligjet për transformimin e FSK-së, ekspoze e ministrit Berisha

Projektligjet për transformimin e FSK-së, ekspoze e ministrit Berisha

Në mbledhjen e Qeverisë së Republikës të Kosovës me votë unanime janë miratuar tri ligjet bazë për transformim të FSK-së me mision dhe detyra shtesë: Ligji për Forcën, Ligji për shërbim në Forcë dhe Ligji për Ministrinë e  Mbrojtjes.

Në mbledhjen e Qeverisë, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, paraqiti ekspozenë ku ka argumentuar arsyeshmërinë për procedim dhe miratim të Pakos së Ligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës, të cilat u miratuan nga kabineti qeveritar i Republikës së Kosovës.


Në vazhdim gjeni ekspozenë e plotë të ministrit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha:

Procedimi i projektligjeve pa ndryshime kushtetuese

I nderuar Kryeministër
Te nderuar zv/Kryeministra
Te nderuar Ministra
Te nderuar zv/Ministra,

Me lejoni qe sot para jush te paraqes propozimin e MFSK-së per tri projektligjet bazike të FSK-së:
1.Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
2.Projektligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe
3.Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes.

Hartimi dhe procedimi i këtyre projektligjeve, është bërë në kuadër të normave aktuale kushtetuese që i referohen FSK-së.

Këto projektligje, parashohin që Forca e Sigurisë së Kosovës të zhvillohet si një forcë me kompetenca dhe detyra të reja, organizim dhe funksionim të ri dhe kalimi i Ministrisë së FSK-së në Ministri të Mbrojtjes.

Përkatësisht:
1.- Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës – përcakton kompetencat, organizimin dhe funksionimin e FSK-së , si forcë multietnike, profesionale,  e armatosur dhe e autorizuar për të shërbyer në vend dhe jashtë vendit, në pajtim me mandatin e dhënë kushtetues dhe ligjor në mbrojtje të integritetit territorial, qytetarëve, pronës dhe  interesave e Republikës së Kosovës, dhe e cila i nënshtrohet kontrollit civil demokratik.

2.- Projektligji për Shërbimin në FSK – Ky projektligj rregullon  kushtet e përgjithshme të shërbimit në FSK si një shërbim i ndërtuar mbi bazën e parimit të ligjshmërisë, profesionalizmit, komandës, disiplinës, respektit, nderit, ruajtjes së informacionit, komunikimit, jo diskriminimit dhe mundësive të barabarta,  paanshmërisë politike, transparencës dhe llogaridhënies.

Ky projektligj përcakton kriteret e përgjithshme për shërbim, parametrat e shërbimit, kohëzgjatjen e shërbimit, zhvillimin e karrierës, ndërprerjen e shërbimit, statusin e pjesëtarit të FSK-së, të drejtat dhe detyrimet e pjesëtarëve dh çështje tjera në kuadër të shërbimit në FSK.

3.- Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes – Më këtë Ligj bëhet riorganizimi dhe kalimi i MFSK-së në Ministri të Mbrojtjes në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës me qëllim të mbikëqyrjes dhe kontrollit civil demokratik mbi FSK-në me strukturën e saj organizative që siguron funksionalizimin e plotë dhe përmbushjen e përgjegjësive të saj.

Ministria e Mbrojtjes do të harton dhe zbaton politikat e përgjithshme shtetërore të mbrojtjes në nivelin strategjik, si  dhe do të ushtron funksionet e kompetencat  e saj në përputhje me Kushtetutën.

Po ashtu, ky projektligj përcakton në mënyrë të detajuar edhe kompetencat e Ministrisë, kompetencat e Ministrit të Mbrojtjes e po ashtu edhe kompetencat e Sekretarit të Përgjithshëm.

Është me rëndësi të theksohet se  në momentin e krijimit të rrethanave  të favorshme politike do të ndryshohet edhe emri përmes  procedurave të  ndryshimeve përkatëse kushtetuese. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori