LAJMI I FUNDIT:

Projekte për bashkëpunim tejkufitar Maqedoni-Shqipëri

Projekte për bashkëpunim tejkufitar Maqedoni-Shqipëri

Në Ohër dhe në Manastir sot do të organizohen sesione informative për Thirrjen e parë për parashtrimin e propozimeve në kuadër të projektit të BE-së për bashkëpunim tejkufitar Maqedoni-Shqipëri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sesionet informative janë në organizim të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, strukturës operative të programit tejkufitar IPA për bashkëpunim RM-RSH, 2014-2020 dhe Delegacioni i BE (DBE) në RM.


Në Manastir sesioni informativ do të mbahet prej orës 10:00-12:00, ndërsa në Ohër në ora 14:00.

Para pjesëmarrësve do të prezantohet udhërrëfyesi për parashtrimin e propozimeve projektuese të cilat përmes aplikantëve potencial do të kenë mundësinë të njoftohen me kriteret për aplikim të thirrjes.

Të martën takime të tilla informative do të mbahen në Korçë dhe Elbasan, ndërsa të mërkurën në Dibër dhe Gostivar. /Telegrafi/