MPB Maqedoni njofton se sot (07.09.2026) u mbajt një konferencë e përbashkët për shtyp e Ministris dhe organizatorit të aktivitetit qendror me rastin e shënimit të 35-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në konferencën për shtyp u prezantuan masat dhe aktivitetet që ndërmerren për zhvillimin e sigurt dhe të papenguar të aktivitetit, i cili pritet të tërheqë një numër të madh vizitorësh.


"Ministria e Punëve të Brendshme dhe institucionet kompetente, në bashkëpunim me organizatorin, ndërmarrin masat e duhura për zhvillimin e sigurt të aktivitetit. Bëhet fjalë për një aktivitet të përmasave të mëdha, me një numër të madh vizitorësh, me ç’rast siguria e qytetarëve, zhvillimi i papenguar i koncertit dhe mbrojtja e rendit dhe qetësisë publike janë prioriteti ynë".

"Masat janë të orientuara drejt parandalimit, reagimit në kohë dhe krijimit të kushteve që vizitorët të marrin pjesë në aktivitet në mënyrë të sigurt dhe të papenguar. Në interes të sigurisë, u bëjmë apel të gjithë vizitorëve që t’i respektojnë udhëzimet e zyrtarëve policorë, të shërbimit të sigurimit dhe të organizatorit, të arrijnë në kohë dhe të mos sjellin me vete sende që janë të ndaluara për t’u futur në aktivitete të tilla", thonë nga MPB.