LAJMI I FUNDIT:

Projekt për përfshirjen e të rinjve një aktivizëm lokal në komunat Gjorçe Petrov dhe Aerodrom

Projekt për përfshirjen e të rinjve një aktivizëm lokal në komunat Gjorçe Petrov dhe Aerodrom

Organizata ”Mlladite Mozhat” bën të ditur se 40 të rinj të moshës 16 deri 22 vjeçare, të komunave Gjorçe Petrov dhe Aerodrom, do të mund të përfshihen në projektin ”Aktivizmi lokal rinor”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë aktivitet, të rinjtë do të mësojnë për konceptin e vullnetarizmit, për lidershipin dhe do të përfitojnë aftësi për punë ekipore. Afati i aplikimit mbaron më 8 shkurt, në ora 16:00.


Projekti do të zbatohet më 11 dhe 12 shkurt, me organizimin e trajnimit dyditorë për ndikimin e bashkësisë dhe gjetjen e problemeve lokale; më 18 dhe 19 shkurt, me trajnimin dyditorë për punë ekipore dhe planifikim të iniciativës; dhe nga marsi e deri në maj, me zbatimin e nismës lokale në komunat e lartëpërmendura./Telegrafi/