LAJMI I FUNDIT:

Profesori Norpot e parashikon fitoren e Trumpit

Profesori Norpot e parashikon fitoren e Trumpit

Profesori amerikan Helmut Norpot, krijuesi i modelit me zbatimin e të cilit, përveç në një rast, me sukses ka mundur ta parashikojë fituesin e të gjitha zgjedhjeve presidenciale në SHBA në 100 vitet e kaluara, pohon se në nëntor do të fitojë Donald Trump.

Ky politikolog nga Universiteti “Stoni Bruk” në Nju-Jork, ka zhvilluar një model për parashikim dhe kur e ka zbatuar në mënyrë retroaktive, është konstatuar se i ka treguar të gjithë fituesit e zgjedhjeve nga viti 1912. ka gabuar vetëm njëherë edhe atë në vitin 2000, kur ka thënë se do të fitojë Al Gor, shkruan gazeta londineze “Independentt”.


Megjithatë, Gor, atëherë fitoi shumë vota, por pas numërimit kontestues të votave në Florida, president u bë Xhorxh Bush më i riu.

Norpot në një deklaratë për “Nju-Jork post” theksoi se Trump ishte më i fuqishëm në zgjedhjet në kuadër të Partisë Republikane dhe se do të fitojë.

“Me modelin që në shkurt ishte paraparë se Trump do të fitojë dhe prej atëherë asgjë më nuk ka ndryshuar. Çka do që të ndodhë në botën e vërtetë, nuk ndikon në modelin”, theksoi Norpot.

Modeli, megjithatë, nuk e mori parasysh peizazhin politik i cili vazhdimisht po ndryshon, as si ndodhi individuale që ndikojnë në garën zgjedhore, si as fakti se dy partitë më të fuqishme në SHBA gjithnjë e më shumë e prezantojnë vendin në tërësi.

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori