Prof. Dr. Rifat Latifi: Ta ngrisim nivelin e kirurgjisë si shkencë, art dhe profesion

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës (KCS) ka publikuar raportin vjetor për vitin 2022. Në këtë dokument janë paraqitur angazhimet, aktivitetet, dhe rezultatet e punës njëvjeçare të anëtarësisë dhe mekanizmave udhëheqës të KCS-së
Kryetari i Kolegjit të Kirurgëve, Prof. Dr. Rifat Latifi, ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët, duke e cilësuar një vit mjaft të suksesshëm të Kolegjit, në veçanti të gjithë njerëzit që ndihmuan në arritjen e qëllimeve të organizatës.
“Është detyrë dhe privilegj që të publikojmë këtë raport vjetor, pasi që ndër qëllimet themelore të KCS-së është të bashkojë të gjithë specialistët dhe specializantët e degëve të ndryshme të kirurgjisë, që kanë veprimtari klinike akademike, publike ose private në të gjithë vendin si dhe bashkatdhetarët tanë që punojnë në vende të ndryshme të botës, por që në zemër e kanë Kosovën dhe dëshirojnë të ndihmojnë në ngritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor kirurgjik për të gjithë pacientët në nevojë”, thuhet në adresimin e Prof. Dr. Rifat Latifit, për të gjithë kirurgët, profesionistët shëndetësor, dhe qytetarët e vendit.
Duke e cilësuar Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës si ‘Shtëpi të Kirurgjisë’, Dr. Latifi shtoi se mirëpret edhe mjekët e specializimeve dhe profesioneve tjera, të cilët ndajnë vlerat e njëjta me KCS-në.
“Angazhimi i Udhëheqësisë, i Bordit, Kryesisë dhe të tjerëve në KCS, puna e ngushtë me shumë anëtarë dhe lidershipin e Kolegjit Amerikan të Kirurgëve dhe me botën shkencore ndërkombëtare, si dhe bashkëpunimi me ekspertët tanë nëpër botë, ka mundësuar që KCS të organizojë Kongresin Klinik vjetor me vlera të larta të dëshmuara ndërkombëtarisht”, thuhet më tutje në adresimin Prof. Dr. Latifit.
Viti që lamë pas, sipas tij, karakterizohet edhe me themelimin e Komiteteve qeverisëse dhe profesionale të KCS-së, që së bashku me të gjithë ekipin profesional të saj angazhohen në përmbushjen e misionit të organizatës.
“Jemi mirënjohës për punën e secilit Komitet dhe vullnetin e mirë të secilit anëtar të KCS-së, për të ngritur nivelin e kirurgjisë si shkencë, art dhe profesion, e mbi të gjitha si një mision human: të arrijmë një kujdes shëndetësor kirurgjik të nivelit bashkëkohor profesional, të sigurtë për pacientin, efektiv dhe efikas si dhe me etikë të lartë profesionale”, thuhet në fund të adresimit të Prof. Dr. Rifat Latifi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe