Prof. Dr. Rifat Latifi, bashkë me deputeten Ermina Lekaj Prljaskaj u takua me autoritetet shëndetësore të Kroacisë dhe mjekët shqiptarë

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Zagreb, Kryetari i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Prof. Dr. Rifat Latifi, i shoqëruar nga deputetja shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, znj. Ermina Lekaj Prljaskaj, është takuar me kryetarin e Odës së Mjekëve të Kroacisë, Kresimir Luetic, dhe me mjekë shqiptarë në Kroaci, si me Dr. Franë Marlekun, Dr. Burim Muhaxhirin, Dr. Salaedin Bajramin dhe Dr. Zurap Raifin, të gjithë mjekë specialistë të lëmive të ndryshme, si nga radiologjia, anestezioni dhe kujdesi intensiv, nefrologjia transplantuese dhe neurologjia
Prof. Dr. Latifi i njoftoi mjekët shqiptarë për takimin e Dusseldorfit ku u nis krijimi i degës së KKK-së për Evropë dhe rolin e saj, si dhe për prioritetet dhe aspiratat e KKK-së për pesë vjetorin e ardhshëm, përderisa ata një zëri u shprehën të gatshëm ta ndihmojnë Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës dhe aspiratat e saj, por edhe gjithë shëndetësinë e Kosovës.
Prof. dr. Latifi bashkë me deputeten shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, znj. Ermina Lekaj Prljaskaj, gjithashtu u takuan edhe me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Kroaci, z. Martin Berishaj, me të cilin biseduan për potencialin e bashkëpunimit mes Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës dhe institucioneve shëndetësore të Republikës së Kroacisë, me ç’rast ambasadori Berisha falënderoi Prof. Latifin dhe znj. Prljaskaj për vizitën, si dhe për vullnetin dhe gatishmërinë e tyre për të ndihmuar dhe zhvilluar shëndetësinë kosovare.
Po ashtu, temë diskutimi në këto takime të rëndësishme ishte bashkëpunimi i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës me mjekët shqiptarë nga diaspora, institucioneve shëndetësore të Kroacisë ku ata punojnë dhe ku kanë arritur të dëshmohen profesionalisht ndër më të mirët.
Ndërkaq, në takimin me kryetarin e Odës së Mjekëve të Kroacisë, Dr. Kresimir Luetic, është diskutuar në veçanti për mundësinë e bashkëpunimit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës me Odën e Mjekëve të Kroacisë.
Prof. Dr. Latifi e njoftoi nikoqirin për Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës dhe projektet për Qendrat Ekselente dhe nevojën për trajnimet sub-specialistike, për kursin ATLS që mes tjerash po bëhet pjesë e rregullt e trajnimit në Kosovë.
Bashkëbiseduesit folën edhe për mundësinë e kapërcimit të pengesave ligjore në Kroaci, në mënyrë që kirurgëve të Kosovës t’u mundësohet trajnimi i drejtpërdrejtë në institucionet shëndetësore të Kroacisë.
Për këtë çështje, Dr. Luetic tha se Kroacia është një mike e madhe e Kosovës, dhe do të bëjë gjithë atë që është e mundur për të ndihmuar rreth kësaj iniciative të madhe që KKK-ja e ka ndërmarrë në bashkëpunim me Odën e Mjekësve të Kosovës dhe Ministrinë së Shëndetësisë së Kosovës.
Të gjitha këto takime u bënë të mundura nga deputetja shqiptare znj. Ermina Lekaj Prljaskaj, e cila e pati vizituar Prof. Dr. Rifat Latifin sa ishte Ministër i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës. Për znj, Lekaj Prljaskaj, Dr. Latifi tha se “ ajo është një Ambasadore e të gjithë shqiptarëve në Kroacinë mike, ku me punën, angazhimin dhe kontributin e saj të pa rezervë e ka dëshmuar këtë në shumë mënyra”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe