ProCredit Bank Kosova, mbështetës gjeneral i garës më të madhe të robotikës në Kosovë, Kosova Makers League Open, për vitin 2025

Më 28 qershor, në hapësirat e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Prishtinë, u mbajt Super Finalja e Garës së Robotikës KML Open 2024-25, një ndër ngjarjet më të mëdha edukative në vend, ku përmbyllet një vit i tërë angazhimi dhe gare për më shumë se 10,000 pjesëmarrës, nxënës dhe mësimdhënës, nga mbi 280 shkolla publike dhe institucione edukative në të gjithë Kosovën.
Super Finalja u zhvillua nën temën “Arena Robobasket”, duke lidhur sportin me teknologjinë, ku 400 nxënës garuan me robotët e tyre edukativë për të zgjidhur sfida kreative dhe për të fituar çmimin e madh.
Si mbështetës gjeneral i këtij edicioni dhe i Super Finales, ProCredit Bank Kosova ka bërë të mundur realizimin e kësaj gare duke investuar në edukimin e brezit të ardhshëm të Kosovës. Përmes kësaj mbështetjeje, ProCredit Bank Kosova vazhdon të përforcojë angazhimin e saj për edukim cilësor, teknologji dhe krijimin e mundësive për të rinjtë që të zhvillojnë shkathtësitë e shekullit 21.
Duke mbështetur aktivitete që promovojnë inovacionin, punën ekipore dhe mendimin kritik, ProCredit Bank Kosova kontribuon drejtpërdrejt në fuqizimin e të rinjve të Kosovës dhe krijimin e një gjenerate të gatshme për sfidat e së ardhmes.
Pas një gare të ngushtë dhe plot emocion, ekipet fituese të vendeve të para në Super Finalen e KML Open 2024-25 u shpallën: Nga cikli 1-5, ekipi "Crea8Rs", nga OJQ "Young Innovators Shtime", Shtime
Në shenjë vlerësimi për suksesin e tyre, ProCredit Bank Kosova shpërbleu ekipet fituese me bileta për pjesëmarrje në “Maker Faire Rome”, panairin më të madh të teknologjisë dhe inovacionit në Evropë, i cili do të mbahet në tetor të këtij viti në Romë, Itali.
Ky shpërblim u ofron fituesve mundësinë të njihen me teknologjitë më të reja nga mbarë bota, duke sjellë eksperienca të reja dhe inspirim për të ardhmen.
Kosova Makers League shpreh mirënjohje të veçantë për ProCredit Bank Kosova për mbështetjen e jashtëzakonshme që i ka dhënë këtij edicioni të garës më të madhe të robotikës në vend.
Me këtë mbështetje, ProCredit Bank Kosova tregon angazhimin e saj të vazhdueshëm për të fuqizuar edukimin dhe krijuar hapësira zhvillimi për fëmijët dhe të rinjtë, duke i bërë ata pjesë të ndryshimeve pozitive në shoqëri dhe të përgatitur për tregun global të punës.


































