Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur procesimin e rezultateve të para për zgjedhjet e kryetarëve të komunave.

Sipas të dhënave të deritanishme nga KQZ, në komunën e Pejës janë numëruar 16 nga gjithsej 140 kuti votimi, që përbën 11,43% të votave të procesuara.


Rezultatet preliminare nga Peja tregojnë se aktualisht në epërsi është kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxheri, me 47,94%, që përkthehet në 2,280 vota.

Pas tij renditet kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje!, Taulant Kelmendi, me 25,69% (1,222 vota), ndërsa në vendin e tretë është kandidati i AAK-së, Ali Berisha, me 20,21% (961 vota).

Në vijim janë:

Arta Nallbani (PDK) – 4,56% (217 vota)

Jeton Abazaj – 0,88% (42 vota)

Reshat Nurboja (Alternativa) – 0,44% (21 vota)

Senad Dacić (Nova Demokratska Stranka) – 0,15% (7 vota)

Gani Veselaj – 0,08% (4 vota)

Vehbi Avdullahaj (NISMA) – 0,04% (2 vota)

Procesimi i votave po vazhdon, ndërsa rezultatet pritet të ndryshojnë me avancimin e numërimit në qendrat tjera të votimit në këtë komunë.